Në Prishtinë përkujtohet artistja Xhanfise Keko në 90 vjetorin e lindjes

Kultura

Në Prishtinë përkujtohet artistja Xhanfise Keko në 90 vjetorin e lindjes

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:06
Është shënuar në Prishtinë, 90 vjetori i lindjes së artistes, Xhanfise Keko

(E plotësuar) - Është shënuar në Prishtinë, 90 vjetori i lindjes së artistes, Xhanfise Keko.

Në Kino ABC me këtë  është shfaqur filmi i cili i dedikohet asaj me titullin “Koha e pelikulës”, i regjisorit Mevlan Shanaj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se mbetet i përkushtuar që të shënojë ngjarje të rëndësishme kulturore që afirmojnë më shumë shoqërinë tonë. Sipas tij filmat e Xhanfise Kekos lanë në trashëgiminë shqiptare vepra filmike që përmes të cilave është pasqyruar vërtetësia shqiptare.

"Në vitet që pasuan filmat e saj krijuan tipe dhe karaktere fëmijësh që për herë te parë paraqiten. Xhanfise Keko ka tejkaluar trojet shqiptare, koha ka treguar se ajo i ka tejkaluar edhe caqet për fëmijë. Artisja unikale që i ka lënë trashëgimisë shqiptare një numër te madh veprash filmike dhe i ka sjellë vërtetësinë shqiptare kinematografisë shqiptare. Do mbete pikë e modelit të lartë dhe referencës për të gjitha brezat", tha ai.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi tha se fëmijët e tij janë rritur me filmat e krijuar nga regjisorja Xhanfise Keko. Ai u shpreh se e ka pasur obligim që të ia kushtojë një aktivitet të tillë një artisteje që interesim për filmat e saj kanë shprehur edhe regjisorët e huaj.

Fjalë të mëdha për regjisoren Xhanfise Keko tha edhe regjisorit i filmit dokumentar "Koha e pelikulës", Mevlan Shanaj i cili tha se Xhanfise Keko është themeluese e ekranit të madh të Shqipërisë. Duke folur për realizimin e dokumentarit ai tha se kjo artiste është e paarritshme dhe se mesazhet e filmave të saj ishin të mëdha. Për meritat e artistes Xhanfise Keko, foli edhe drejtori i fotografisë Afrim Spahiu, i cili tha gjithmonë do të kujtohet vepra dhe origjinaliteti i Xhanfise Kekos.

Ky aktivitet u mbajt nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

***

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat