Kroi me sy prilli

Kultura

Kroi me sy prilli

Nga: Dea Halimi Më: 25 janar 2019 Në ora: 12:56
Dea Halimi

(Duke e kujtuar mësues time të dashur)

Tingëllima e zërit tënd, mësuesja Xake,

Është shkronja nga ecën te ylli,

A,B,C... është rruga në jetë, me ngjyrë flake,

Ndërmjet ëndrrës e kroit me sy prilli.

E ndiej frymën tënde dhe e pikturoj lirinë,

E prek librin dhe e zgjoj gjithësinë.

*

Mrekullia

 

Qëndroj me një lule në dorë në një urë

Uji rrjedh nga malet , nga një gurrë.

Unë, nxënëse e shkollës “Elena Gjika”, e vogël fare,

E kujtoj gazetaren, letraren,studiuesen shqiptare,

Kujtoj dhe gjurmët që la ajo për ne në pikturë...

 Oh, ndihem kaq e lumtur dhe kaq  shumë krenare,

 Shkolla ime mban emrin Dora d'Istria

Varg e vijë trupit tim rrjedh mrekullia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat