Fantazmat e 'shtetit mëmë'-vizitë në shtetin fantazmë

Kultura

Fantazmat e 'shtetit mëmë'-vizitë në shtetin fantazmë

Nga: Sinan Kamberaj Më: 26 janar 2019 Në ora: 06:41
Kafa-San = Qafë-Thana, kufiri Shqipëri - Maqedoni

Seç na e zuri malli Nanon
Vrap e vrap për një takim t'ri
Me eskortë - falangë - suitën
Na u nis për Maqedhoni!

Ca Marrëveshje kish për t'bërë
Me FYROM-in Republikë:
Si t'ia bënte, vallë, trafikut -
Pa doganë, pa drojë e frikë!

Na e kaloi Kafa-San-in **)
Nanua, ky kapo-djalë!
Posi Don Kishot' i Mançës
Këmbëvarur hypur mbi kalë

Suita i vete mbrapa
Mbi mushka e mbi gomarë
Një karvan honxho-bonxhosh
Me ministra e këshilltarë

Kaluan Malet e Milotit
Dhe u ndalën nën një lis
- Ku vemi? - i tha Paskali
Ka tri herë që të të py's!

Sanço pyet, Kishoti hesht -
Se e kish zënë një sekëlldi
- Ku vemi, të flas Zotrote?
Në këtë dimër me stuhi!

Hë!, - i tha Sanço Pançës
Ç'të ka rrokur kaq siklet?
Kujdes thesin me Marrëveshje -
Të tjerat i di unë vetë!

- Marr guximin të të pyes
O i dashur Don Kishot!
Se nuk kemi mjaft taxhi -
Gomarët do na ngordhin sot!

Nanua seç e pa vëngër -
Kë e quante Ay gomar ?!
Atë vetë, apo ministrat -
Shalëvarur mbi samarë!

- Ku vemi, ore, ku vemi?
Se ngriva në këtë acar!
- E pra, meqë do ta dijsh:
Në Vllahi, tek fqinj' i parë!

- Ç'më ka zënë ai mall' i vjetër! -
(Ofshan Nano, lule - djalë) 
- Pas greqishtes e rusishtes
Të llafos vllahisht dy fjalë!

Dhe karvani ec' ngadalë
Posi një kortezh mortor -
Kalon kodra lugje e gërxhe
N'gryka malesh me dëborë

Ec karvani i "dipllomatëve"
Në mëngjesin pa gëdhirë
Ermel. Dylçinjës - nuse
Këmbët na i kishin mërdhirë!

- Pak durim!, - th'rriste Kishoti
Ja dhe pak - arrijmë në Shkup!
Do hamë çofte maqedone
Kush do, mund t'hajë suxhuk!

*
Ora tetë - ballkanike!
Kortezhi ish bërë rehat!
Presidenca maqedhone -
Sobrania - plot dipllomatë!

Gligorov - Skilja e vjetër
Me Nanon seç ngre dolli
Pesë Fermane - një sekret!
Hajde - hajde Shqipëri! 

Dhe n'jaj traktat' i fshehtë
Nuk është dhe aq sekret:
"T'gjithë shqiptarët 'terroristë' -
Kthehen n'Skopje me dekret!"

Pason konferenc' e shtypit
Nano bën një dekllaratë:
"Duam Evropeizim t'Ballkanit -
Pa ngatërresa, pa gallatë"!

Kortezhi ... dilte ngadalë
Nga pallati i Qeverisë -
Don Kishoti - n'çebaptore
Seç ia kishte futur rakisë!

Kështu përfundoi vizita -
Që do të hyjë në histori:
Një kortezh nga Shqipëria
Qëndroi mbrëmë për një gosti -
Në një shtet-fantazmë t'Ballkanit -
Pa emër e pa tapi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat