Enver Petrovci bën deklaratën e fortë: “Do ngjitem për herë të fundit në skenë si aktor”

Kultura

Enver Petrovci bën deklaratën e fortë: “Do ngjitem për herë të fundit në skenë si aktor”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:17
Enver Petrovci

Aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Voila” bëri një deklaratë që me siguri nuk e prisnit.

Petrovci rrëfeu se ka vendosur të lërë aktrimin, por për herë të fundit do luajë një rol kryesor në teatër dhe më pas nuk do ngjitet më në atë skenë.

“Të jesh aktor, do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor.”

Ndër të tjera aktori i njohur u shpreh se në televizion dhe në film do kemi mundësi ta shikojmë.

“Në film dhe televizion po, sepse është shumë më i lehtë fizikisht. Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg.”

Enver Petrovci është një ndër aktorët dhe regjisorët më të mirë të skenës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat