Kur skenat e një filmi, kthehen në “burim” turistësh

Kultura

Kur skenat e një filmi, kthehen në “burim” turistësh

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:17
Ilustrim

Ka mjaftuar vetëm një film që Meksika të përfitojë rritje të menjëhershme vizitorësh dhe turistësh.

Suksesi i filmit “Roma”, të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar. Xhirimet e tij janë kryer mes viteve 2016 dhe 2017, në lagjen “Roma Sur”, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë.

Vetëm pak kohë pas premierës së tij, filmi meksikan ka arritur të “rrëmbejë” plot 10 nominime për ceremoninë e çmimeve “Oscar”.  Kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që nuk kanë hezituar të vizitojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.

Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar “Roma”.

Por, në fakt ajo nuk është shtëpia e vërtetë ku Cuaron ka jetuar. Regjisori ka jetuar një derë më tej, në numrin 21, por ndryshimet e bëra nga pronarët e më vonshëm, kishin qenë shumë të mëdha ndaj edhe regjisori kish zgjedhur shtëpinë e ish fqinjit. Ai kishte rikrijuar më pas fasadën origjinale të shtëpisë së tij, për të filmuar skenat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat