Në fshatin e vendlindjes sime
Gjithë natën pikërroi shi...
Në një shtrat virgjiërie
Fjeti ëndrra ime për liri
Përmbi supet e atdheut
Ka kaq dritë e kaltërsi.
Ne çdo grimcë që ka dheu
Pika vesë rrëzëllijnë
Me një dritë ardhur nga yje
Vizitova historinë.....
Eca zbathur nëpër pyje
Për të zgjuar çdo kujtim.
Gur më gur preka miniera
Të zbuloja madhështinë
Një këmbanë më vjen tek dera
Ma bën gjokson flakë që ndrin
Një këmbanë më lëshoi shpirti.
Plagë hapur nga lëngimi.
Vura buzën te burimi
Si livadh ku vjen blerimi
Dashuria puthka mallin
Lumëbardhi shtratin rriti
Blegërima ne Broliq e mbush malin
Në ugarë çel filizi
Sonte qënkam i vetmuar
Tek vë supin në oxhak.
Qënkam shiu i pambaruar
Si një kalë që kullot bar….