Gashi për lahutën: S’kemi marrë përgjigje nga UNECSO, Shqipëria të na mbështes

Kultura

Gashi për lahutën: S’kemi marrë përgjigje nga UNECSO, Shqipëria të na mbështes

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:34
Kujtim Gashi

Kujtim Gashi, Ministri i Kulturës dhe Sportit, ka thënë se ka pasur bashkëpunim dhe komunikim me UNESCO-n , sa i përket përpjekjeve që të vërtetohet se lahuta është instrument shqiptar.

Ministri sqaroi se kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të komunikojnë me këtë institucion, por që edhe nga atje nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së lahutës MKRS vazhdimisht është përpjekë të kompletojë inventarin, në theks të veçantë të asaj jo materiale dhe dokumente. Kam mbështet punimin për eposin e kreshnikëve në komisionin e Qeverisë”, tha ai gjatë seancës plenare.

“Filmi dokumentar është në dy variante. Në kuadër të filmit të eposit dhe folklorit është lahuta që shoqëron këngët e kënduara”.

“Në këto rrethana kemi pas mundësi të vogla të veprojmë. Ndoshta Shqipëria ka pas mundësi më të mëdha të veprojë, sepse Kosova nuk është pjesë e UNESCO, nuk pranohet asnjë shkresë e jona”.

“Ne kemi pas një komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të zbehta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat