Hamshorëve të politikës

Kultura

Hamshorëve të politikës

Nga: Neki Lulaj Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:53
Neki Lulaj

Kushtetutë me halle

Me fije kompromisi

Dolën penjtë në valle

Pabesi ban pisi.

 

Çdo gjë shkoi në ferrë

Iku gjaku, djersa.

Vetëm interes e nepotizëm

Po kërkon karriera.

 

Turpin hanë me bukë

Si një copë xham në epruvetë

Këmisha na  u rrudh e po na rrudhët

Po luftëtari pse hesht.?

 

Akademikët janë strukur

Nga kërcënimet monstruoze.

Me premtime mburrur

Të gjithë në arkivole...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat