“Disney”, 40% e filmave të rinj do të drejtohen nga femrat

Kultura

“Disney”, 40% e filmave të rinj do të drejtohen nga femrat

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Ilustrim

“Disney” bëri të ditur se të paktën 40% e prodhimeve të reja kinematografike do të drejtohen nga vajza dhe gra. Kjo nismë vjen pas sfidës të lançuar në “Sundance Film Festival” të “4 Percent Challenge”. Ideja e Sundance është që studiot të angazhojnë më shumë femra në filmat e tyre në 18 muajt e ardhshëm, për të arritur në të paktën 4% të totalit. “Universal Studios” ishte kompania e parë që pranoi zyrtarisht sfidën.

Dy vite më parë, në 2017-n, në ceremoninë “Oscar” u lançua fushata sociale #OscarsSoMale, për të nxitur përfshirjen e femrave në një numër më të madh në regji dhe për të sensibilizuar opinionin publik.

Këtë vit, mungesa e femrave në nominimet për regjisore risolli edhe një herë në vëmendje fushatën e famshme. Me “shpërthimin” e #MeToo dhe denoncimet mbi ngacmimet seksuale ndaj producentëve në Hollywood, u bë e qartë se edhe problemi i mungesës së femrave në industri ishte derivat i këtyre çështjeve.

“Universal Studio” nuk ishte shtëpia e vetme kinematografike që pranoi sfidën e “4 Percent Challenge”. Edhe CEO i “Disney”, Bob Iger njoftoi se sfida e tyre i kishte tejkaluar 40% të femrave prezente në filmat që pritet të publikohen në vijim. Këto prodhime përfshijnë “Frozen 2”, “Captain Marvel”, “Mulan” dhe “Black Widow”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat