Piktori dhe doktori

Kultura

Piktori dhe doktori

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 4 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kuvendi shqiptar

Çmendet o mik,

Seancat plenare

Kthehen në cirk!

Tronditet Shqipëria

Aferë e skandale,

Me fjalë të pista

E shprehje banale!

Ku mbeti Etika

Kodi e Zakoni,

Në ç’nivel ka rënë

Medet, Institucioni?!

Kapen në të shara

Piktori dhe Doktori,

Nga shprehjet bizare

Lumi seç na mori!

Llafet nuk kursehen

Nga fjalët me bishta,

Na shkoi me nder

F’tyra për dy gishta!

Kundërmon Kuvendi

Një erë me t’palara,

Njollosen shqiptarët

Fisi edhe fara!

Skuqet Parlamenti

Në sytë e publikut,

Sharjet a nuk janë

-Arma e të ligut?!

Sevdail Hyseni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat