Retë shëtitëse të luftës

Kultura

Retë shëtitëse të luftës

Nga: Atdhe Geci Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Atdhe Geci

O baba i së kaluarës dhe i së tashmes

disa nga ëndërrat  po na i ha tradhëtia

tre flamuj blu i mbështillen Kosovës

dhe e kërcënojnë me humbje të teritorit!

 

Të gjithë e dime çfarë thotë zemra kur

dhemb, kur lirisë i preken kufijtë e

atdheut, populli do të ngritet në këmbë

Kosovë, lëri të rinjtë t´i kapin armët

 

Baba i urtisë së vendit dhe i historisë

dëgjoje me vëmëndje porosinë e himnit

tre flamuj blu Kosovën e kërcënojnë

që të na e marrin Trepçën, Ujmanin, Kishat

 

Si t´i përgjigjemi sfidës së Korigjimitf

firmosja e një Marrëveshje të tillë,

është luftë, është fyerje e rëndë, se

Kosovë e lirisë me armë do përgjigjet!

 

Ajo që sot ngjallë frikë tek dardanët

janë tre flamuj blu që na kërcënojnë

me bisha të brendshme e të jashtme

Kosovë e historisë, kujdes, rri zgjuar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat