Të panjohurat nga karriera e shkurtër e Karl Marsit si komedian para se të bëhej “babai” i komunizmit

Kultura

Të panjohurat nga karriera e shkurtër e Karl Marsit si komedian para se të bëhej “babai” i komunizmit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:48
Karl Marksi

Kur ishte i ri, Marksi shkroi një roman komik të quajtur “Akrepi dhe Feliksi”, dhe vepra është aq qesharake, sa mund të imagjinohet një roman i shkruar nga njeriu që më vonë do të ishte autor i Manifestit Komunist.

Romani nuk pati asnjë lloj suksesi, pavarësisht se ishte plot me fraza qesharake si kjo:  ”Kjo fjalia e fundit. . . ishte një koncept abstrakt, dhe për këtë arsye nuk ishte një grua, pasi, siç thotë Adelung, një koncept abstrakt dhe një grua, janë shumë larg njëri-tjetrit!”. Kjo është një nga batutat më të mëdha të librit.

E megjithatë, besojeni apo jo, Marksi nuk mundi të gjejë asnjë njeri që dëshironte ta botonte librin e tij. Ai u zhgënjye kur kuptoi, se nuk do të mund të bëhej një komedian.

Ai e quajti atë një “goditje shpartalluese, që ndihej si rënia e siparit” ndaj të gjitha ëndrrave të tij. Dhe kështu, në vend të kësaj, ai vendosi të kishte jetë të thjeshtë për të tronditur klasat sunduese, me çlirimin e proletariatit nga zinxhirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat