Historia përsëritet, “Oscar” mbetet pa prezantues pak ditë para eventit

Kultura

Historia përsëritet, “Oscar” mbetet pa prezantues pak ditë para eventit

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:40
Ilustrim

Pas 30 vitesh, “Oscar” përballet me të njëjtin problem. Një ndër eventet më të rëndësishëm kinematografikë ka mbetur pa prezantues.

Ishte aktori i njohur Kevin Hart ai i cili u përzgjodh të ishte moderator i “Oscar 2019”, por u tërhoq vetëm pak kohë më parë. Kevin kërkoi ndjesë për këtë vendim por duke mos “llogaritur” dëmin që po shkaktonte.

Si pasojë, në natën e madhe do të jenë disa prej emrave më të njohur të showbiz-it të cilët do të ngjiten në skenë për të ndarë çmimet dhe trofetë.

E njëjta histori ka ndodhur edhe në vitin 1989 ku edhe atëherë “Oscar” mbeti pa një prezantues.

Të gjithë jemi sy e veshë për të parë nëse kjo metodë do të jetë një sukses apo një dështim për eventin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat