"Testamenti" vihet në Teatrin e Korçës me kastën e njohur të aktorëve

Kultura

"Testamenti" vihet në Teatrin e Korçës me kastën e njohur të aktorëve

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 18:16
Testamenti

Teatri i Korçës mirëpriti në fundjavë komedinë Testamenti. Me një kast të njohur aktorësh si Viktor Zhusti, Yllaka Mujo, Zamira Kita e Sotiraq Bratko, shfaqja u ngjit në skenë me regji nga Gëzim Kame.

E shkruar 90' vite më parë, ku ngjarjet zhvilloheshin në Francë, mesazhet e shfaqjes që shkojnë për familjen janë shumë aktualë për shoqërinë shqiptare.

Kame: Sot familja në tërë botën ka një problem të madh me shthurjen. Kjo është një thirrje për të mbajtur familjen të fortë.

Aktorët thanë se komedia premierë në Teatrin e Korcës tejkaloi pritshmërinë e tyre.

Viktor Shusti: Përgjithësisht jemi pak dyshues për premierat, sepse spektatori është më i përmbajtur. Komedia triumfoi.

Drejtorja e Teatrit Zamira Kita tha se synon që këtë shfaqje ta vendosë në skenë edhe për publikun e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat