Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili po qendron në Zagreb në kuadër të aktiviteteve të "Javës së kulturës së Kosvës", sot u prit në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori prof. Dr. Damir Boras. Në pritje morën pjesë edhe ambsadori i Repulikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, Hermine Lekaj - Përljaskaj, deputete në parlamentin e Kroacisë, Esat Çollaku - kryetar i Unioni Shqiptar në Kroaci, Shuip Ziberi - kryetar i Këshillit Shqiptar të Zagrebit, dr.sc.Gëzim Rexhepi dhe historiani Njazi Muhamedi.
Rektori Boras, me origjinë nga familja Deshpali, përgëzoi autorin për punën shkencore dhe theksoi se historianët e Kosovës dhe të Kroacisë gjenden para sfidës së përbashkët për ta ndriçuar edhe kohën e re, sidomos atë të Jugosllavisë.
Historiani Buxhovi, falëmenderoi rektorin Boras dhe theksoi se historiografia e të dy popujve ka nevojë për një hulumtim shkencor jashtë klisheve ideologjine dhe limiteve të hustorografisë serbe. Zagrebi në këtë aspekt mbete refetencë e rëndësishme për faktin se midis dy luftëravee botërore, me Shufflayn, kishte rolin e një qendre të rëndësishme albnologjike.