OneBeat po vjen: Zbuloni turneun e OneBeat Balkans

Kultura

OneBeat po vjen: Zbuloni turneun e OneBeat Balkans

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 15:51
Logo, OneBeat Balkans

OneBeat Balkans tashmë ka filluar! Për të gjithë ata që nuk e dinë, OneBeat Balkans është program kulturor që ka synim bashkimin e 15 muzikantëve nga rajoni që vijnë nga Shqipëria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo bëhet me qëllim të bashkëpunimit të krijimit të muzikës, si dhe përfshirjen në punë multidisiplinare, udhëheqjen e  punëtorive publike dhe përdorimin e artit për të krijuar besimin dhe inkurajimin e zhvillimit ekonomik të një rajoni të ndarë. Ky program 24 ditor do të përfshijë një qëndrim 14 ditor të vendosur në Malet e Rugovës në Kosovë, pasuar nga një turne 10 ditore përmes Prishtinës, Shkupit (Maqedoni), Tiranës (Shqipëri), Novi Sadit (Serbi) dhe Zagrebit (Kroaci). 

Tanimë, 15 muzikantët janë mbledhur në rezidencën e OneBeat Balkans, përkatësisht në hotel Magra në Pejë, që simbolizon fillimin e programit. Të gjithë pjesëmarrësit e OneBeat Balkans janë duke shfrytëzuar këto momente duke shpërndarë pikëpamjet e tyre multikulturore përmes tingujve të muzikës. Këta tinguj, pastaj do të shfaqen në të gjitha vendet e rajonit si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Kroacia.

Me datën 15 dhe 16 Shkurt, muzikantët e OneBeat Balkans do të jenë prezent në Kosovë. Me 15 Shkurt duke filluar prej ora 20:00 në Dit’ e Nat do mbahet një Jam Session, ndërsa me datën 16 Shkurt do të mbahet koncerti në Teatrin Oda prej orës 21:00.

OneBeat, është iniciativë e Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Edukative dhe Kulturore, produksion i Bang in a Can’s Found Sound Nation dhe Balkan Art Zone, në partneritet me ambasadat amerikane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.

Për të kuptuar më shumë rreth pjesëmarrësve dhe eventeve të OneBeat që do të mbahen gjatë ditëve në vijim, vizitoni rrjetet sociale të OneBeat Balkans përkatës në Facebook dhe Instagram ku ne shpërndajmë të gjitha të rejat e fundit sa i përket eventit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat