Artikullim i bukur i konceptit të dashurisë për botën, njerëzit dhe paqen

Kultura

Artikullim i bukur i konceptit të dashurisë për botën, njerëzit dhe paqen

Nga: Migena Arllati Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:35
Kopertina e librit

Poetja Shqipe Bytyqi dhe poezia e saj, na vijnё nё kёtё vёllim me tё njёjtit emёrues tё pёrbashkёt. Këta emёrues janë ura dhe brishtёsia, tipare qё nuk shfaqen thjesht si elemente por pёrkundrazi si bёrthamё e tё gjithё vёllimit. Urë, bishtёsi dhe forcё, krijojnё nё jetёn dhe krijimtarinё e saj, njё trinom tё pёrhershёm, njё trinom qё sa mё shumё kohё kalon, aq mё i qartё dhe lehtё i identifikueshёm bёhet. Nё trajtimin e elementit thelbёsor tё urës dhe brishtёsisё, nuk na mjafton vetёm niveli subjektiv, edhe pse autorja vёrtet e nis si qasje subjektive. Trajtimin e plotё ky element e fiton kur poetja Bytyqi tё njёjtёn pёrsiatje e ndёrlidh edhe me rrethanat e rezistencёs dhe mbijetesёs kombёtare tё njё populli tё vogёl, sikurse ёshtё populli shqiptar. Ndaj brishtёsia, forca e mbijetesёs si dhe urat e bashkimit duhen parё nё dy plane: nё atё personal dhe nё atё shoqёror, pasi edhe autorja tё tilla i trajton nё krijimet e sjella nё kёtё vёllim.

Vёllimi poetik dygjuhёsh “URË ME VARGJE” pёrmban tre kapituj: URË ME VARGJE DHE DASHURI, NJERI TË JESH! dhe TOKË DHE MALLË nё tё cilat pёrfshihen 50 poezi. Nё mёnyrё aspak rastёsore, librin e hap poezia “Në fillim ishte ajo”, ku “ajo” është fjala dhe dashuria për të bukurën, për njerëzoren, për jetën… Në poezinë “Brishtёsi që s’jepet” nё botёn e ngurtё poetja e gjen fuqinё e shpirtit; edhe ai ёshtё i ngurtёsuar, pasi vetёm kёshtu mund tё pёrballojё ngarkesёn e sfidave. Megjithatё, fuqia e vёrtet vjen nga forca e rrёnjёve dhe prej aty shpёrthen gjithё ajo forcё qё i jep kuptim jetёs, punёs, dashurisё, fёmijёs, familjes amnore… Antiteza forcё - brishtёsi e pёrdorur gjatё gjithё poezisё bёn qё pёrballja me krajatat jetёsore tё vishet me nota tё larta femёrore, guximi dhe ambicieje. Kjo antitezё merr pёrsipёr tё na shoqёrojё gjatё gjithё vёllimit, pasi autorja kёshtu ka zgjedhur tё lartёsojё nё art mesazhin e saj. Kapitulli i parё vijon me tjera poezi lirike. Poezia “Lejomё tё t’mbaj pёrjetёsisht” vjen si njё lirikё e bukur ku poetja monologon me vetveten dhe na sjell pёrjetimin e bukur lidhur me artin e thurjes poezi. Ajo “e njeh” poezinё qё moti, qё nё rininё e saj, dhe asesi t’i ndahet, megjithё rekomandimet se “nuk mbushen xhepat me art”.

E njёjta ide krijuese i vjen e pёrforcuar tek “Afsh”, ku fjalёt kyçe: ёndёrr, varg, trёndafil, delir, kanё ngarkesa tё larta lirike, duke i dhёnё tёrё krijimit njё piedestal shenjtёrie. Se vlera e artit nuk ka çmim, na rrёfen edhe poezia “Ajo, gjuhёn e arteve flet”, e cila nё fakt kthehet nё njё simfoni tё vёrtet ku luajnё njёherёsh njё mori instrumentesh dhe akordohen njёherёsh njё mori ndjenjash. Njё konglomerat ndjesish kaplojnё unin ashtu si vetё jeta qё herё vjen shtruar e herё dallgёzuar. Aty ka vend pёr tё gjitha, por mbi tё gjitha triumfon gjuha e artit. Poetja pёrçon idenё e unitetit tё domosdoshёm tё mirёsisё si vlerё njerёzore dhe ndjesisё artistike qё duhet tё zotёrojё nё shpirtin jo vetëm të njё artisti.

Kёto janё nocione tё shenjta pёr autoren Bytyqi ndaj ajo vlerёson apriori pastёrtinё njerёzore. Vlerёn humane e nёnvizon edhe tek “Bir njeriu”, ku e mira dhe e keqja pёrballen mes tyre dhe njeriu pёr fat tё keq del se ёshtё i prirur t’i dorёzohet lakmisё, mёrisё, dashakeqjes: “…shum’ djall / bir njeriu / e pak e hiç / engjëll n’ty!”. Megjithatё poetja beson te fuqia e sё mirёs. Ajo vetё ёshtё e mbushur me pozitivitet ndaj ёshtё e prirur qё gjithkund tё vёrejё tё mirёn, qoftё edhe aty ku ajo vёshtirё se ekziston. “…Vish këpucët e mia / dhe mbaje hapin / po munde, ti!” thotё ajo nё poezinё “Çdoherё duhen dy”. Vёshtirё tё kuptosh tё drejtёn pa qenё vetё nё atё pozitё, vёshtirё tё besosh tё mirёn pa e mbjellur vetё farёn e saj. Kёto janё koncepte humaniste qё nёnvizojnё bukur pjesёn mё tё mirё tё qenies njerёzore ndaj autorja i shfrytёzon gjatё ato, si elemente frymёzimi nё pёrdorim tё pёrhershёm.

Me poezinё e saj, Shqipe Bytyqi lartёson nocione si: paqja, shpresa. Kjo vihet re qartё nё poezinё “Dua” ku metafora e fuqishme e zjarrit tё mirёsisё kёrkon sendёrtimin e idesё, rritjen e mendimit nё veprim, kthimin e fjalёs nё vepёr. Sigurisht qё frymёzimi vargor lind nga uni vetjak, kthehet nё unin poetik dhe realizohet si ide e shumёfishuar qё tashmё i pёrket rangut mbarёshoqёror “Nuk m’je!” po ashtu ёshtё njё ndёr krijimet mё tёrheqёse tё librit. Ёshtё mё e larta ёndёrr ajo qё njё nёnё ёndёrron pёr fёmijёn e saj, ndaj dhe nё kёtё krijim, pavarёsisht se autorja i drejtohet sё bijёs, gjithsesi ne shohim vet brendinё e saj tashmё nga njё kёndvёshtrim tjetёr. Misioni i nёnёs jo mё kot cilёsohet si misioni mё i bukur nё jetё, por edhe mё i vёshtiri njёkohёsisht. Autorja, arrin tё shprehё me pak fjalё gjithё lirinё dhe dashurinё qё rezervon pёr bijёn e saj, dhe po ashtu gjithё kujdesin pёr tё mos e prekur dhe abuzuar askush: “…m’je flutur mbi pëllëmbë / nga jashtë mbyllur / nga brenda, hapur gjithmonë…”. Rilindja, riinkarnimi, si procese tё vazhdimёsisё, rrёfejnё pёr lidhjen jetike dhe unitetin e pёrsosur qё ekziston mes tё dyjave. Mёmёsia, e vetmja dashuri pa kushte, e vetmja ndjenjё e pavdekshme, kёtu del qartazi, duke na bёrё tё kuptojmё pёr ndjenja skajshmёrisht tё pastra.

Konceptet humaniste tashmё ndёrthuren me ato për barazi gjinore dhe plotёsojnё kuadrin e tёrё poezisё sё kёsaj autoreje. Kёsaj teme autorja do t’i kushtojё shumë vëmendje duke treguar qartё se ç’bekim ёshtё tё jesh grua, se sa hyjnore ёshtё tё qenurit ndёrtuese e jetёs, se sa magjike ёshtё fjala dhe dora e butё e nёnёs. Janё tё mrekullueshme poezitё e kapitullit tё dytё “Njeri tё jesh…!” Gruan te “Himn pёr gruan” ajo e cilёson: trëndafil, mbëlton pranverave e vjeshtave t’shpirtit, bulëzim, verë, pemë diturie, feniks, dhe nё fund fare vulos: “…është nënë / jep frymë e jetë, / është grua / bota vetë!”. Nё botёn e thurjes sё vargjeve, nuk ka piedestal mё tё lartё se himni. Kёtё piedestal autorja e rezervon pёr qenien grua, duke e bёrё atё madhёshtore pikёrisht me elemente tё dukshme thjeshtёsie, bekimi dhe pёrndritjeje. Ndёrsa te “Cikёl shtatori” mbitheksohet atributi i lindjes qё e kthen gruan nё nёnё. Kёtij procesi qё mundёson vijimёsinё e jetёs, autorja i pёrqas pёr analogji perёndinё e pjellshmёrisё sё tokёs, Demetrёn. Madhёshti e veprimeve tё saj e bёn xheloz edhe vetё Zeusin, tё plotpushtetshmin, i cili “…Demedrën / Gruan / Shtatorin / adhuron... / xhelozon... / E skeptri tij flakë i tëri / n’të zbutet / qetohet / e ciklit i fryn…/ Me pak fjalё poetja thotё shumё pёr misionin unik tё gruas, mision qё e bёn atё tё jetё sublime nё realizimin e procesit tё vazhdimёsisё sё jetёs. Adami dhe Eva, dy personazhet fillestarё biblikё na paraqiten si kryepersonazhe nё poezi tjera ku autorja sёrish kёshillon, kёrkon, ngre zёrin pёr respektimin dhe mbrojtjen e figurёs sё vajzёs, gruas, nёnёs.

Koncepti i dashurisë për botën dhe njerëzit si dhe për paqen mes kombeve pёr autoren ёshtё aq i shenjtё sa s’ka, pasi ajo ёshtё e bindur se s’mund tё ketё liri dhe as lumturi individuale pa pasur liri kombёtare dhe njerёzore. Kёshtu, kapitulli i tretё “Tokë dhe mallë” sjell nё mёnyrё tё qartё motivin paqedashës ku autorja na paraqitet herё idealiste dhe herё realiste. Fara e fisi, gjeneza dhe autoktonia e popullit tё saj, nё poezinё “Terra” na shfaqen tё pranishme qё nё momentin e krijimit tё tokёs. Në poezitë “Orë policore“ dhe “Historia gatuhet këtu!“, autorja është njëra nga studentët, njëra nga grevistët, njëra nga të përndjekurat, pra është personazh real i këtyre ngjarjeve në Kosovë, vend i origjinës së saj.

Thënë ndryshe, këto poezi vijnë si copëza biografie. Kujdesin dhe ndjenjёn e rezervuar ndaj sё bijёs, nё njё format mё ndryshe e shohim tё shfaqur nё krijime ku vetё autorja na paraqitet nё rolin e bijёs. “Në tokën e djegur takova fëmijërinë!” është poezi qё na afron nё arealin e shtёpisё sё saj nё vendlindje, aty ku dera hapet vetiu, aty ku gurёt flasin dhe pemёt qeshin. Troshat e bukës, aroma e kafes t’sapopjekur, era e trëndafileve, lehja e qenit etj., (“Në tokën e djegur takova fëmijërinë!”) krijojnё njё simfoni ngjyrash dhe aromash qё e bёjnё tё kthehet sёrish nё fёmijёri. Sa bukur e thotё autorja: Janё kujtimet ato qё nuk vdesin kurrё, pavarёsisht se lufta dogji gjithçka. Kёto janё ndjesi tё pavdekshme pёr tё, dhe sado tё madhohet, kur kthehet aty vёren se thellё nё shpirt ka mbetur sёrish ajo çika e dikurshme, nёn ledhatimin e lokes. Kёto janё poezi tёrёsisht personale qё na ndihmojnё tё arrijmё tё njohim mё nga afёr portretin e autores.

Tё gjitha krijimet e kёtij vёllimi tё Shqipe Bytyqit vijnё si njё gurgullimё e pastёr ujrash, si njё polifoni shumёzёrёshe ku secili zё (secili krijim) ka njё vend tё veçantё dhe tё gdhendur me kujdes nё vargje me simbolikat e duhura. Ato, simbolikat, janё tё qarta dhe lehtё tё kuptueshme, prandaj poezitё tingёllojnё natyrale, me nuanca tё bukura dhe theksime tё ndjeshme. Vёllimi „URË DHE VARGJE“ tё bёn tё reflektosh mbi ide dhe individualitete, ngjarje dhe koncepte, shqetёsime personale dhe kolektive njёherёsh. Autorja pёrmbledh nё kёtё libёr aq shumё tema, sa secila prej tyre do duhej trajtuar gjerёsisht nё libra e libra tё veçantё. Secilin krijim e pёrcjell vetёdija e lartё dhe kёrkesa e brendshme autoriale pёr nivel tё lakmueshёm artistik. Libri formёson qartё brishtёsinё e njё shpirti tё qёndrueshёm dhe tё paepur, që krijon ura miqësie, qё i jep bukuri jetёs me vetё forcёn e mbijetesёs dhe gjetjen artistike pёr ta artikuluar bukur atё.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat