Kjo është letra më e mirë e dashurisë në botë

Kultura

Kjo është letra më e mirë e dashurisë në botë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Foto

Ata që kanë dëgjuar muzikën e Johnny Cash e dinë dashurinë e çmendur që ai kishte për gruan e tij, June. Në vitn 1994 Johnny i kishte dërguar një letër dashurie të shoqes me rastin e Shën Valentinit dhe ditëlindjes së saj të 65-të.

Kjo letër ëshë votuar si letra më e bukur në botë. Në letër shkruante: “Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit.
E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të madhe që kam takuar ndonjëherë.

Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon shumë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë!” Johnny Cash u lind në vitin 1933 dhe ka vdekur në vitin 2003, ai ishte martuar me June Carter Cash në vitin 1968 kjo martesë zgjati deri në vdekjen e tij. Paraprakisht Cash ishte i martuar edhe me Vivian Liberto gjatë viteve 1954 deri në 1968.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat