Festa dhe protesta!

Kultura

Festa dhe protesta!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 08:37
Foto Ilustrim

Këto ditë vikendi, proteston Shqipëria,

Kurse në Kosovë, feston pavarësia…

N’vend se shqiptarët të jenë bashkë në festa,

Ata të përçarë shpërthejnë  në protesta!

Pa mbaruar dimri, qe “Pranverë Shqiptare”,

Erdh’ me tensione – duket ashiqare!

Fillon me protesta, madje dhe trazira...

Nuk shembet pushteti, me vezë e ngjyra!

Aq më pak e keqja, që fryhet tupan,

E zihet me t’mirën, brenda në kazan!

Lufta për pushtet, nuk mbaron me kaq,

Dhe se zjarr i saj, përvëlon si saç!

Flenë sikur lepuri, me një sy hapur,

Për një pushtet nga krimi i kapur!

Por edhe kur ngjiten shkallëve n’Qeveri,

Sillen si të çmendur, nuk janë n’terezi!

E zhveshin Kuvendin nga vlerat morale,

Duke e zhytur n’aferë e skandale!

Po edhe opozita nuk lë asgjë mangut,

E dehur për poste, kërcen përtej pragut!

Këndej nga Lugina pyesin me t’vërtetë,

Pse kaq shumë shqiptarët, vuajnë për pushtet?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat