Vlera letrare të diasporës shqiptare: Monda Hamitaj

Kultura

Vlera letrare të diasporës shqiptare: Monda Hamitaj

Nga: Baki Ymeri Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 10:37
Monda Hamitaj

Monda Hamitaj u lind në qytetin e Vlorës, në një familje të mbrujtur me ide dhe ndjenja të larta atdhetare. Poezia dhe piktura kanë gjetur vend në shpirtin e saj që në fëmijëris e hershme, kurse talenti i saj është shfaqur në shkollën e mesme, në prozë dhe poezi, duke marrë pjesë me krijimet e saj në stendat e krijuesve letrarë në shkollë për 4 vjet, por edhe si interpretuese letrare në shkollë dhe jashtë saj. Ëndërronte që të vazhdojë studimet për gjuhë dhe letërsi pas mbarimit të gjimnazit, apo për gazetari, por ëndrra i ngeli në sirtar pasi filloi shkollimin në Universitetin „Aleksandër Xhuvani”, dega Mësuesi për Ciklin e Ulët, për 4 vjet me rradhë me rezultate të larta (1986-1990). Pas mbarimit të studimeve punoi për 8 vite si mësuese e Ciklit të Ulët, derisa në vitin 1999 emigroi me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një jetë më të bukur dhe më të mirë, pikërisht në New York. Atje është aderuar duke ushtruar profesionin e mësueses së arsimit fillor në shkollat  publike për 9 vjet. Momentalisht vepron si mësuese në on line, si tutore në matematikë. Njëkohësisht i është nënshtruar kursit privat për t’u liçensuar si shkrimtare në nivelin e 2-të për prozë dhe poezi, poashtu në on line, si dhe për të realizuar ëndrrën e mbetur në sirtar, për t’u aderuar në vargun e madh të poetëve. Dashuria për artin e të shkruarit nuk i ka munguar kurrë, pasi kjo dashuri ka lindur së bashku me Mondën, e cila bën përpjekjet e para për t’i publikuar shkrimet e saj. Për konkretizimin e kësaj ideje, shpreson dhe pret të gjejë kohë në këtë trysni kohe, tepër të kufizuar për këtë poete të talentuar.

PENG I DASHURISË

Ti muza ime e derdhur në pentagram

më mbështill fort, notave më të ëmbla

Më ler të rrëshqas kurmeve të tua,

drejt shpirtit tënd të endem, kurrë mos të ndal .

 

Me ler sonte tek ty të tretem,

jam shpirt i tretur në gji,

klithma e shpirtit derdhur netëve,

drithërimë shpirti, që qiellit shkrepëtin.

 

Më ler të valëzoj në dejet e tua,

si një dritëz me regetimë ndër gjak

kompozimi më i bukur hyjnor jete

nga ku shpirti im merr flakë .

 

Rrebelohem ndonjëherë pas dridhjeve të tua

pas tyre shpirti im, shkrumbon

Me tërheq magjishëm drejt dejeve

atje ku më e bardha shpresë pulson.

 

Më tërheq, ah sa marrosem

ndër hone psherëtimash më shpie,

Më prangos të tërën, me mek shpirtin

dhe si shigjetë më ngjit sërisht ndër re .

 

Më merr peng shpirtin trazuar

dhe drejt fluturimeve shkon

Ulu një çast shpirt i trazuar

më kthe zemrën se më mundon.

 

Dhe vajton ky shpirti im i ndezur

tretur mes lotësh ndër shi

Preludi i dhimbjes janë puthjet e tua

Me drithëron të tërën , më prek thellë në shpirt.

MË SHKRUMO ME FRYMËN TËNDE!

 

Më ndeze të tërën sot shpirtharbuar,

Më shkrumo me frymën tënde zjarr

Sa shpirti ngadalë të më ndalë,

Deri sa hiri mbi tokë të ulet .

 

Me digj të tërën si qiri,

Heshte , mbaruan fjalët,

Sa të kem frymë brenda meje

Mos ndal, por mi lidh fjalët.

 

Më shkrumo me frymën tënde

Nuk mundem, jam një shpirt mes flakësh,

Nëse me sheh mes krahëve të tu  tretur

Je Ti zjarri i  shpirtit tim, që më ngjalle.

 

Dhe pse e di, se prej tyre do të digjem

Prapë mes tyre do të marroj këtë çast

Derisa në një cep të shpirtit  të mbetem

Si një relike e dashurisë zjarr...

QYTETIT TIM BUZË MBRËMJE 

Eci rrugës mbrekullohem

dhe pse jashtë ështe natë

Pemët lakuriqe që ditës i druhen

nata i përkedhel me gishtat e gjatë.

 

Pluhërën e hirtë u hedh supeve,

për vete shijon këtë magji,

nga njerëzit i fsheh, i shtyn tutje

në vesh u flet, me ëmbëlsi.

 

Tutje çapitur ecën një qenush,

Zonja dhe ai ecin ngadalë,

Një bulkth që këngën fillon,

me një refren që më bën të qaj.

 

Atje mes pemëve lartë në qiell

Ylli im i fatit s’ paska dalë,

diku dremit apo po fle

mua më la me sytë lart.

 

Pas meje hapa dyshe afrohen,

mes puthjeve dy të rinj bashkuar

– Më do i dashur, ajo e pyet

– Sa qielli e dashur Ty të dua.

 

Dhe treten hapat e tyre larg

Nata i përpiu më si dëgjova

Një i dehur , nga pija lëkundej,

këmbët mes gjethesh i ngatërrohen...

 

Udhëtimin mbi re ka nisur hënëza

herë plot dritë, herë si e vrarë

Në qafe i vareshin meteorët medalion,

si nuse stolisur mu duke atë natë …

 

Tash unë eci për krahë me qytetin tim

më mbrekullon, sa nuk kam fjalë,

Sjell brenda meje më të bukurën melodi,

që zemra e kompozoi si e marrë …

  

TANË MOJ YLL I BUKURISË!

 

Tanë moj yll i këputur

O zambak i larë në vesë

Fustan derdhur, sy i shkruar,

kur më del shkëlqen si diell.

 

Dridhet zemra kur ti qesh,

kur si engjëll rrugës shkon,

as më thua për ku rend,

tinëz prej zemrës që të do?

 

Larg prej natës edhe territ,

flokët lyen me hënën e artë,

seç harbohet Gjoku i bardhë,

Rend pranë teje rrugën çan...!

 

Ah , të isha i padukshëm,

të të futesha në gji,

Aromë lule të të merrja,

Me Gjokun të bëheshim tri.

 

Rrugën e malit të merrnim,

Larg prej syve të njerëzisë,

mbi lëndinën e pashkelur,

fjalë zemre le të mbijnë.

   

PO VIJ NËNË! 

Po vi nënë mbi krahët e erës

Me dritën e diellit po vrapoj

Më mori malli për erën tënde

Mbi gjoksin tënd dua të pushoj!

 

Dhe pse jam vetë nënë

Era e gushës tënde më rinon,

Larg teje si qiri po tretem

Më prit, sot me puthje

Dua të të mbuloj...

 

Po vij tek ty nënëloke gushëaromë,

S’ kam fjalë, malli më përvëloi,

Sot po vij si e çmendur,

Duart e tua mbreterësha ime

të t’i ledhatoj...

GËZUAR PAVARËSINË KOSOVË! 
 

Sot dhe dielli ka lind ndryshe 
Edhe dimëri ka bleruar, 
Çikat kanë veshur fustanellat 
Edhe rrugët kanë pushtuar.

Ndrinë si nuse Kosova jonë 
Kosova e gjithë shqiptarisë 
Gjëmojnë sazet dhe daullet 
Flamuri Kombëtar vallen nisë.

Po rrethohen dorë për dore, 
Krejt shqiponjat në një rreth 
Qeshë dhe qeshë Kosova jonë 
Si një nuse, mbretëreshë...

Pak më tej në shesh mejdani 
Shëndritë si rreze Pavarësia, 
Si ylber e mbajnë mbi duar 
Bijt’e saj nga gjithë Shqipëria.

Kishin zbritur prej së largu 
Shqiponjat dhe dragonjtë 
Ibrahimi Rugova i urtë

Dhe bac Adem Jashari trim
Të pasuar heronj të tjerë,

Jusuf Gervalla, Sali Çeku 
Femi Agani dhe Shaban Polluzha 
Me Zahir Pajazitinsi kapedan 
Seç gjemonte amaneti: 
Kujdesuni për Kosovën Nënë,

Se me gjak erdhi liria 
Bijtë tanë u bënë theror 
Jepni krahët e shpiponjës 
Dhe mbi kokë u vëni kurorë!

Mos e lini shkjaun serb 
Të ju heqi asnjë copë 
Është tokë e larë me gjak, 
Dhe vetë populli i saj ta gezojë!“

Dhe ashtu si dritë e diellit
Lart u ngjitën si vetetimë, 
Ashtu siç ngjiten heronjtë 

Për Kosovë e shqiptarisë
Në fronin e përjetësisë. 

(New York 2019)

ZGJOHEM E LUMTURUAR 

Më puthjet mbuluar më zgjove ti,
Isha në ëndërr me ty engjëlli im,
Buzët rrëshqisnin mbi trupin tim,
Valëzoja mes tyre dhe s'gjeja ndalim...

Duart mes tyre ngatëruar,
Mbi të bukurën bardhësi,
Sytë e shndritshëm rreze mëngjesi,
Zhyten thellë në shpirtin tim...

Dua ndjenjën ta them me vargje,
Ti e ndjen dhe s'më lejon,
Përmbi buzë gishtin ma çon,
Lermë ta ndjej mos ma trego...

Dhe pa fjalë puthjet ndezur,
Mbi të bukurin çast magjik,
Përmbi mua bien parreshtur,
Më lëdhatojnë oh, pakufi...

ËNDËRRIME LIRIKE 

Kur buzët e mia me mall të rrethojnë,
Mos më thuaj së s'jam aty 
Jam si fllad tek ty jetoj,
Pres nga ty veç ngrohtësi ...

Kur ti fle unë jam pran teje,
Më ndjen, të shoh veç ty,
Aroma e flokëve tu më deh,
E kam emrin dashuri...

Më merr me vete ngado të shkosh,
Lermë në gjoksin tënd të rri,
Të rrëshqas mbi ty ngadalë,
Mbi sytë e tu o shpirti im...

Që të tretëm mbi ato buzë,
Të të përkëdhel ngadalë, ngadalë,
Oh sa mall unë kam në gji,
Lermë të lutëm mos më ndalë...

EH BELA E SHKRETË 

Bleva një pal pantallona,
Të modës për dreq,
Me vrima dhe të grisura,
Si moda që unë ndjek...

I vara në karrikë,
Dhe gjumi më kaploi,
Ditën tjetër në takim,
Me ato pantallona do të shkoj...

U ngrita nga gjumi,
U vesha tërë gëzim,
Por pantallonat si pashë,
Atje tek vëndi im...

Pyeta mamanë time,
Ajo s‘i kish parë,
Gjyshi im më tha:
- Ato unë i bëra litarë...

Ç'thua mor gjysh,
Unë dje i bleva ato,
Si ta bëri dora,
Ta bëni këtë gjë...

Po ato ishin copa - copa 
Nuk vlenin asnjë grim‘,
S'bënin as për litarë,
Për gomarin tim...

Dhe nisi nipi ta sqaronte 
Se moda e tillë kishte ardhë
S'kuptonte gjyshi nga këto:
_Përsë vallë të grisura or djalë...

Më të shpuara e të shqyera,
Mëndja ty ku të çonë 
Dil më mirë kallogre,
Veshët vallë ç‘po na dëgjojnë...

Zura prapë ta sqaroja,
Ku kuptonte gjyshi i im,
Filloi të më kritikonte:
-Këni shkalluar ju të rinjtë...

S'kisha forcë që ta bindja,
S'kisha fjalë që t'ja shpjegoja,
Renda jashtë pa bërë fjalë,
Dhe kështu e pagova...

ZGJOHEM E LUMTURUAR 

Më puthjet mbuluar më zgjove ti,
Isha në ëndërr me ty engjëlli im,
Buzët rrëshqisnin mbi trupin tim,
Valëzoja mes tyre dhe s'gjeja ndalim...

Duart mes tyre ngatëruar,
Mbi të bukurën bardhësi,
Sytë e shndritshëm rreze mëngjesi,
Zhyten thellë në shpirtin tim...

Dua ndjenjën ta them me vargje,
Ti e ndjen dhe s'më lejon,
Përmbi buzë gishtin ma çon,
Lermë ta ndjej mos ma trego...

Dhe pa fjalë puthjet ndezur,
Mbi të bukurin çast magjik,
Përmbi mua bien parreshtur,
Më lëdhatojnë oh, pakufi...

AH DHIMBJE...
 

Elbasan o lot dhimbjeje,
Ç'është ky mortë që të ra,
Flamurin në gjysëm shtizë,
Kush ta çoi mbi kala!

Britma, qarje, kujë rrënqethëse,
I dëgjon, vijnë prej Himare, 
Në honin poshtë urës së Vishës,
Ah sa shumë studentë janë vrarë!

Lotët rrugët i kanë tretur,
Engjëjt drejt qiellit pa kthim,
Pranvera me krahë gjymtuar,
Prej dhimbjes mortin dot s’e gëlltit...

Nënëza moj, o shamizeza,
Ju që zemra u është coptuar,
Qani ju me lot evlatët,
Që prej jush u larguan!

Ato ishin si lule maji,
Trëndafila plot aromë,
Pse moj mortje, mortje e zezë,
Të pangopur, shpirtërat rënkojnë!

Ah moj qyqe hallëmadhja,
Fluturo larg mbi atë hon,
Mblidhi lulet e kositura 
Ktheji në më të bukurit meteor!

Natën terrin të ta zgjojnë,
Ditës t’i japin më shumë nur,
Plagët e shpirtit të na i mjekojnë,
Engjëj të bukur që s'do t'ju harrojmë kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat