Oscar vjen me ndryshime, ja vendimi që i shokoi të gjithë

Kultura

Oscar vjen me ndryshime, ja vendimi që i shokoi të gjithë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Organizatorët kanë vendosur të anullojnë një vendim të mëparshëm për të prezantuar katër çmime gjatë rekalamve.

Oscar ka marrë një vendim tjetër ku i ka shokuar të gjithë.

Organizatorët kanë vendosur të anullojnë një vendim të mëparshëm për të prezantuar katër çmime gjatë rekalamve.

Kjo erdhi sepse më përpara organizatorët e Oscar ishin përballur me reagime të ashpra nga ana e aktorëve

Fillimisht Akademia njoftoi se çmimet për fotografinë më të mirë, instalimin, veshjeve si dhe “make-up” do të ndaheshin gjatë kohës së transmetimit të reklamave. Çmimet do të jepeshin në internet në përpjekje për të shkurtuar trasmetimin televiziv.

Dhjetëra regjizorë, kinematografë dhe aktorë e kritikuan vendimin.

Organizatorët thanë se i morën parasysh "reagimet" dhe ndryshuan mendje.

Në një deklaratë Akademia tha: “Të gjitha çmimet do jepen në formatin tradicional.”

Por kjo nuk është polemika e parë që Oskar përballet. Akademia vendosi të prezantojë një kategori të re këtë vit por hoqi dorë pas një reagimi të ashpër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të 24 shkurtit nuk do ketë as mikëpritës pasi aktori Kevin Hart u largua pas polemikave për homofobi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat