Në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë, ISEAL promovon tri botimet e saja

Kultura

Në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë, ISEAL promovon tri botimet e saja

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:44
Bibloteka Kombëtare në Prishtinë

Më 27 shkurt 2019, e mërkure, 11h30-12h30, në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë, ISEAL promovon tri botimet e saja më të reja.

URTËSI NGA KOSOVA (botim në 5 gjuhë : shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht). Libër me fjalë të urta, foto dhe 3000 punime dore enkas të bëra për këtë libër nga gra të prekura nga lufta.

RRËNJË PËR TU RRITUR GJETIU (botim në gjuhët shqipe dhe frenge). Konkurs letrar i i organizuar nga ISEAL dhe Universiteti të Lozanës

KOSOVA: HISTORI E PRANISHME E NJË SHTETI TË RI (botim në gjuhët shqipe dhe frenge). Akte të Simpoziumit shkencor të mbajtur vitin e kaluar në Universitetin e Lozanës me rastin e 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës

Në këtë promovim do të jenë të pranishëm edhe personalitete të ndryshme të ISEAL-it, në mesin e tyre Dr Olivier Meuwly, Dr Régis Marion-Veyron, etj.

Jam në dispozicionin tuaj për të dhëna shtesë nëse media e juaj shpreh interesim për ta mbuluar këtë manifestim apo këto tri botime të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat