Shkollat franceze zëvendësojnë fjalët “nënë” dhe “baba” me “prind 1” dhe “prind 2”

Kultura

Shkollat franceze zëvendësojnë fjalët “nënë” dhe “baba” me “prind 1” dhe “prind 2”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Ilustrim

Konventa e re e emërtimit, ka për qëllim dhënien fund të diskriminimit ndaj prindërve të të njëjtit seks, por kritikët argumentojnë se ajo “dehumanizon” prindërimin dhe mund të çojë në përplasje se kush klasifikohet si “Prind 1”.

Amendamenti i miratuar të martën si pjesë e një plani më të gjerë për të ndërtuar një të ashtuquajtur “shkollë besimi”, gjithashtu do të zbatojë ndjekjen e detyrueshme të shkollës për të gjithë tre-vjeçarët, transmeton Gazeta Observer.

“Ky ndryshim synon të thellojë në ligj, larmishmërinë e familjeve të fëmijëve në formatë administrative të paraqitura në shkollë”, tha Valerie Petit, deputete për partinë e shumicës REM të Presidentit Emmanuel Macron.

Zonja Petit, nga departamenti i Nord, tha se fjalët “nënë dhe “baba”, në të gjitha dokumentet shkollore që kishin të bënin p.sh. me autorizimin e fëmijëve për të shkuar në ekskursione, nuk morën parasysh ligjin e martesës së homoseksualëve, as ekzistencën e prindërve të të njëjtit seks.

Deputeti socialist Joaquim Pueyot vlerësoi gjithashtu reformën si “një çështje të respektit dhe dinjitetit”.

“Ju nuk mund të imagjinoni pasojat kur fëmijët nuk ndihen të trajtuar si të tjerët,” tha ai.

FCPE, federata më e madhe e prindërve të Francës, e quajti këtë iniciativë si “një gjë shumë të mirë”, transmeton Gazeta Observer.

Propozimi për të eliminuar termat “nënë” dhe “baba” në favor të një gjuhe më përfshirëse, jo-specifike gjinore ka qenë një diskutim i debatuar që prej vitit 2013, para legalizimit të martesës së personave të të njëjtit seks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat