Fisnikët tejkalojnë malet, të dyshuarit krijojnë male

Kultura

Fisnikët tejkalojnë malet, të dyshuarit krijojnë male

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Sulejman Mehazi

1. Shumica e politikanëve, intelektualëve e patriotëve filozofojnë për shqiptarizëm duke ofenduar e kritikuar të tjerët për tradhti, në vend që të shprehin butësi zemrash e dashuri ndjenjash ata shajnë, përçajnë, hidhërojnë e pikëllojnë popullatën. 

Shenja shëmtuese e tyre është heshtja para së vërtetës, heshtje para ndjenjës së bukur, të ndjeshme të dashurisë. Filozofët e tillë nga goja nxjerrin mjalt, nga zemra helm, me gjuhë nxjerrin qumësht, me zemër pelin. Me mendime filozofike të jashtme gojore të freskojnë, me zemrat e tyre të brendshme të shkatërrojnë. Me poste e tituj të bombardojnë me moral, edukatë të mbarojnë.

1.2. Ata në vend që fisnikërisht t'i tejkalojnë problemet sociale, morale, politike e ekonomike, e bëjnë të kundërtën, pengojnë, vështirësojnë, ngarkojnë e i lidhin nyje llojet e problemeve.

Fisnikëria politike e intelektuale tejkalojnë  malet, të dyshuarit ngarkojnë e rrisin male për të mos ecur para.

Të dyshuarit ndërtojnë male shpirtërore me brenga të mëdha epshesh, dëshirash e lakmishë karakteresh karrieriste e me mendësi psiko-logjike-terapeotike-karrieriste në këtë mënyrë:

1.3. Aman popull, ju lutem, më bëni mua të madh, t'ju udhëheq unë, a nuk vëreni sa karrieristë jam: pse a se merritoj, a s'vëreni o popull, themelues i disa shoqatave jam, jo vetëm kaq, po fotografohem e selfijëlosem me burra të mëdhenj e prapë s'më bëni të madh, aman be popull, vdiqa për pushtet, largjet nga goja më shkojnë, me mish e shpirt dua të bëhem i madh, pse be popull s'më bëni të madh, a s'ju vjen gjynah për mua, do qaj ditë e natë: ëëëoioioi, ëëëoooiiii, më bëni të madh se shkova, vdiqa, humba!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat