Hëna e plotë atje mbi mal zbret nga Çelvjollca

Kultura

Hëna e plotë atje mbi mal zbret nga Çelvjollca

Nga: Kalosh Çeliku Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:32
Kalosh Çeliku

(Ende DUA)

Shën Valentin, nuk e festoj “festën botërore”

Aqmëpak, e adhuroj “Ditën e të dashururve”.

Shkaku, se: Unë, edhe Sot nuk jam i dashuruar

E, as kam qenë ndonjëherë në jetë: I verbuar.

Realiteti: Unë, kam dashur. Dhe, ende DUA

Nuk kam Sot, kujt t’i dhuroj lulekuqe fushe.

Dhurata. Stoli ari. Përveçse, Mikes Poezi Di!

Uratë, o burrë! Zoti të shpërbleftë me Parajsë

Mua rrugaçin: Nëna Parti me Ferr (Xhehnem)!

Po. Edhe, Unë kam qenë i dashuruar. Ende:

Jam. Vetëm, për dallim tëndin me Poezinë.

Urime, Ty At: “Ditën e të dashuruarëve”

E, Mua: Ditën e Poezisë Di! Ende, DUA!…

(Edhe siç duket në Jetë më pri Dr. Shejtani)

Edhe, siç duket: në Jetë. Poezi

Mua, ende më pri Dr. Shejtani.

I bindem rrugës malore. Dhiare

Fundekrye: E shtruar me raki rrushi.

Edhe, Dy shtamba plot me verë

Në shtrat. Nateditë të Mikes Di.

Edhe, siç duket: në Jetë. Poezi

Mua, ende më pri: Dr. Shejtani?!

Punemadhe! Thyeni ibrikët me raki

Dy shtambat me verë të Mikes DI!

Mjaftë, më prinë “patriotët kuqezi”!...

(Ëndërr e pash Sonte Pashterkëkuqen e zbriti nga koçia Vëllai Vdekur)

E pash ëndërr Sonte, Pashterkëkuqen. Sesi:

Nuse, nga koçia: E zbriti Vëllai Vdekur?!

Në mes të Lëmës, ia hoqi nga koka duvakun

Edhe, nën ftua: Te Bunari Babait, kërkoi ujë!

I dhamë si Nuse me kovë. E shtimë, në valle

Burri i saj, në odë: Nuk e donte atë për grua.

Mezi e bindën krushkat. Turp! Nusja e maleve

Sonte natën, nuk kthehet prapë tek prindërit.

Dhëndrri, nguli këmbë: Nuse tjetër hipa në koçi

Rrota e qerres, na u thye rrugës maleve:

Komitat, në pabesi: e grabitën Nuse Lirinë

Dhe, në vend saj koçi: E shtinë Nuse Robërinë.

Edhe, mes maleve: e grabitën Nuse Lirinë

Krushkat, në Lëmë e zbritën Pashterkuqen:

Nuse Roberinë. Xhadi, me dajre e pushkë.

Babai, ende pret e përcjell krushq të ngrirë.

Pushkë, pa Nuse Lirinë te porta: me Koçi

Doruntinën, Nesër do ta sjellë Vëllai Vdekur…

(Rrufëkeqja Grua)

Moti kohë, nuk dija për gripin. Mysafir

Sëmundjet e Dimrit Madh. Viruskeqin.

Koha erdhi të mësoj për Rrufëkeqen Grua

Nana, e përmendte shpesh te Oxhaku:

Bir, dije: Rrufëkeqja është tinëzare. Xhadi

Edhe, të sulmon: kur ti je në gjumë. Shtrat

U binda: Rrufëkeqja Grua, sulmoi në gjumë.

Tinës, para Agimit: m’i lidhi këmbë e duar.

Armët e mia të luftës, i nxorra nga brezi:

Një ibrik me raki rrushi. Dy shtambaverë.

Rrufëkeqen Grua, rrëzova te Pragu Shtëpisë…

(Shembull për “patriotët kuqezi” pa Shtëpi. Dhe, Atdhe)

Arusha, lindi Tri bebe maci në Shtratin tim

Ende, pa më zënë gjumi rëndë i Mëngjesit.

Përderisa: Unë, i përcillja lajmet “kuqezi”

Arusha, lindi: Edhe, atë: Para syve të mi.

Dihet, besimi. Shtrati im, ishte edhe i saj

Edhe, pse: çershafët i lau me djersë. Gjak.

Nuk pati problem gjatë lindjes. Pati fat

Lindje, që paraardhësit e prisnin me gëzim.

Edhe, atë natë: ajo fjeti me Tri bebe maci

Nuk shita tru. Poezi rebele. Ditën e nesërme:

Herët, me Tri bebe e shpërngula në shtëpizë.

Edhe, Arusha e egër, sot jeton në shtëpizë

Shembull, për “patriotët kuqezi” pa Atdhe…

(Hëna e plotë mbi Mal zbret nga Çelvjollca)

I dua shkrepjet e Rrufesë në Vjeshtë

Vetëtimën mbi majë Lisi. Gjarpër!

Shiun rrebesh, kur troket mbi çati

Përpiqet, të më hyjë nga Oxhaku:

Hi-hiii: për Oxhaku hynë Kaçaku!

Edhe, pse: sulet, edhe me breshër.

Dhe, m’i kujton Dy netë bregliqeni

Unë, kur fjeta me Zonj. Vjeshtë Di:

Dhe, Ditën e nesërme, na zuri Nata

Grykës Radikës, u çmendëm. Agim.

Shkupin, e pushtuam në gjumë?!...

Nuk i dua ferrat. Lakuriqët e Natës

E dua Lumin. Liqenin. Dhe, luledelet:

Dallgët, që sulen. Gjelbërimin.Malet!

E dua Livadhin! Dhe, malet historike

Hëna mbi Mal, zbretë nga Çelvjollca!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat