Ibrahim Rugova krijues i unitetit kombëtar dhe ndërkombëtar ...

Kultura

Ibrahim Rugova krijues i unitetit kombëtar dhe ndërkombëtar ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Pjesëmarrësit  manifestimin  poetik-letrar që u mbajte këto ditë në Prizren, në kuadër të 11 - vjetorit të Pavarësisë të  Kosovës dhe 29 - vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Prizren

Në manifestimin e bukur poetik-letrar që u mbajte këto ditë në Prizren, me titullin “ dr. Ibrahim Rugova'', me miq e shokë, në prag të 11 - vjetorit të Pavarësisë, dhe 29 - vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Prizren në me tjerash u tha  së  në kohen e fundit shume figura te strukturave udhëheqëse shumica e të cilëve konsiderohen si “kallagji”-  para, gjatë dhe në ditët e pas luftës së fundit ishin, janë dhe do të mbeten përgjithmonë kundërshtaret e vizioneve të presidentit dr. Ibrahim Rugova të cilët me sjelljet e tyre i sollën vetvetes dhe politikes  të Kosovës ne përgjithësi dëme të rënda të cilat shkuan dhe po  shkojnë në dëme të vendit dhe kombit tonë. 

Figura e mirënjohur historike dhe kombëtare dr. Ibrahim Rugova, ishte dhe mbetet njeri dhe lider i vërtet i cili me politiken e mençur arriti ti kthejë dinjitetin popullit të vetë, dinjitet të cilin ky popull e kishte të nëpërkëmbur  pesëqind  vjet nën sundimin e Turqisë dhe për gati njëqind vite nën Serbi. dhe armiqve të tjerë. Rugova  arriti ta krijojë një unitet kombëtar si asnjëherë më parë. Po ashtu arriti  ta bind edhe faktorin ndërkombëtar për një unitet Evropës perëndimor për çështjen e Kosovës e pak më tutje edhe për çështjen shqiptare në tërësi. Pra ndodhi mrekullia nëse mund ta quajmë, ku kemi rastin ta shohim, se si për herë të parë, një lider shqiptarë dhe populli kthehen nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nga Evropa me vizionin Rugovian, dhe vërtet ndihma perëndimore nuk mungojë.

Pacifizmi siç u keqinterpretua nga disa lider të partive dhe qarqe të brendshme, dhe nga disa lider tanë mendjelehtë, që mendonin në mënyrën e gabuar, se gjoja pacifist dmth. nënshtrim, por pacifizmi nga ana e Evrope  perëndimore , konsiderohet si’’ shkallë më e lartë e ndërgjegjeje njerëzore’’. Dikush ndoshta mendon në mënyrë të gabuar dhe thotë: Rugovizmin dhe dr. Ibrahim Rugovën, e mbrojtën lëvizët e tij kombëtare dhe veprat e tij, e mbrojtën fuqishëm edhe  presidentet, Klinton, Bush, Shirak, Helmut Kol, Mesiç, Volfgang Shysel Papa Gjon Pali II, Shën Nëna Tereze, Ismail Kadare e  të tjerë, Ismail Kadare thotë: Pa dr. Ibrahim Rugovën dhe pa këmbënguljen e tij, dhe pa rezistencën e refuzimin e tij, nuk do të kishte sot as Kosovë e as shpresë së Lirisë.

Konsensusin historik, që e kishte arritur Ismail Qemali, dr. Ibrahim Rugova e çoi më tutje. Të tjerët, në Kosovë, që erdhën pas tij, e shkatërruan së tepërmi konsensusin e arritur kombëtar dhe historik. Gjendja më e mirë nuk është sot as në Shqipëri. E pra pa këtë konsensuse kombëtar sot, zor se mund të kemi komb shqiptar! Për fund po e përmbyllë me thinjen që gjendet në librin,’’ Epoka e Madje ndriturit’’. Si qiriu u shkri ky burrë, që merr frymë por që s’vdes kurrë’’. Urime njëzet e nëntë  vjetori i themelimit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega në Prizrenin historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat