“Shkëndijat e Drenicës” sërish në mesin e lexuesve

Kultura

“Shkëndijat e Drenicës” sërish në mesin e lexuesve

Nga: Ramiz Spahiu Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:40
“Shkëndijat e Drenicës”

Pas një pune të palodhshme të nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, doli numri më i ri i revistës “Shkëndijat e Drenicës”.

Ky numër kryesisht iu kushtua Konferencës shkencore të 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, që u mbajt më 14 nëntor 2018 në Skënderaj, organizuar nga gjimnazi “Hamëz Jashari”.  

Pos kumtesave që u mbajtën në këtë Konferencë shkencore, në revistë mund të lexoni edhe prozë, poezi, ese të shkruara nga nxënësit tanë, si dhe faqen me portrete nxënësish të dalluar.

I falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan me ne, për botimin e kësaj reviste, e në veçanti lektoren Edona Vojvoda dhe Haxhi Bekaj, që u përkujdes për radhitjen dhe dizajnin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat