Vdekja e akademikut

Kultura

Vdekja e akademikut

Nga: Sevdail Hyseni Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 09:57
Idriz Ajeti

Kur u nda nga jeta, Akademik Idriz Ajeti,

Nga dhembjet me lot, ka qarë Alfabeti..!

Të gjithë germat shqipe, me tinguj mortorë,

E nisën në amshim, “Rrapin Shekullor”!

Pa qarë s’mbet, vendlindja prej Medvegje,

Që ka mbet e ndarë me gardh e me megje!

Këto ndarje u panë, në të pame e n’varrim,

Me një grusht njerëzish, mbushur pikëllim!

Kjo shoqëria jonë, me shumë “detyrime”,

Po si nuk e gjeti, një vend për ngushëllime?!

Gabimet me thasë, i kemi n’praktikë,

A s’na ngeli Noli, me varr n’Amerikë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat