Artistike të cilat i ka përjetuar kombi shqiptar...

Kultura

Artistike të cilat i ka përjetuar kombi shqiptar...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:04
Kopertina e librit

Nga biseda të cilën e zhvilluam me poetin pejan Agim Deskun lidhur me veprimtarin e tij letrare në dymbëdhjetë veprat e tij me poezisë mësuam së këto janë efektet e para anësor pse nuk do të duhej librat me poezi ta përcillnim me shënime përcjellëse pasi në shumicën e rasteve ata janë si tabela rrëfyese për shtegun e leximit letrar, janë këto arsye pse nuk i bëjë me aq entuziazëm. Pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët, çfarë mendojnë kritikët e profesionistët e poezisë, vazhdimisht mbroj qëndrimin se është më mirë të mos themi asnjë fjalë hyrëse për poezinë, jo për gjë tjetër, pos për të mirë të saj dhe lexuesit, i cili artin e leximit duhet ta përjetojë në mënyrë vetanake, pra poezinë ta lexojë në mënyrën e vet?! Prandaj shënimi hyrës për ribërat  me poezi, është si një pengesë për atletin në shtegun e gjatë. Megjithatë nëse vendosim për të bërë shënimi përcjellës, do të ishte mirë të strukturohej në atë mënyrë sa për të nxitur leximin, e jo për t’ia vënë kornizat mënyrës se si duhet kuptuar një libër që lexojmë?! Por a mund ta bëjmë një shënim të nivelit larg dirigjimeve, interpretimeve e formave të tjera profesionale, mbetet sfidë për shkruesin që nuk kapërcehet kollaj.                                                             

Trajtimi i tashëm i poezive të Agim Deskut, është vetëm një lexim më i kujdesshëm që synon të nxjerrë mbresa me pikëpamje të trajtimit letrar. Për një autor që tashmë ka ndërtuar profilin e vet poetik s’ka edhe aq nevojë për elozhe, ndonëse poetët tërë jetën mbetën në kërkim të vetvetes, në kërkim të vlerës e të motivit për të ndërtuar një ide, një metaforë a një mesazh sa ma artistik. Si të shprehemi?! Sikur një shëmbëllim me motive interesante të cilat pastaj duhet ta nxitin leximin më të përkushtuar të poezisë që krijon poeti, praktikisht pronar i këtij vëllimi poetik. Pavarësisht përpjekjes së sinqertë, më duhet ta pranojë se poezitë e këtyre vëllimeve të ndarë nga krijimet pararendëse të autorit, prandaj ky vlerësim është i kufizuar brenda suazave që ka poezia e përfshirë në këtë vëllim, pa bërë përpjekje për ta krahasuar këtë me arritjen paraprake dhe me sukseset që mund t’i ketë pas ndonjëri nga librat poetik të më hershëm.                                                           

Poeti Agim Desku një autor që tashmë ka ndërtuar profilin e vet poetik

Sido qoftë, detaji dhe alegoria është potencial i theksuar fuqishëm, që mëton të fisnikëron vargun poetik, i cili sikur është lidhur për rrënjët e atdheut, përkatësisht brenda suazave të hapësirës gjeografike, ku jetojnë shqiptarët, dhe së këndejmi edhe nëpër ato vise ku kanë jetuar të parët e autorit, të cilët nga dyndjet e mëdha, nga luftërat e ashpra, nga grabitja e tokave dhe shtyrja e mezhdave, kufijtë e atdheut janë tkurrur në masë të dukshme. Tendencë kjo e shfaqur edhe në ditët e sotme, ku pjesë të caktuara të atdheut po bëhen mollë sherri për grindje në mes vete, për t’ua kënaqur apetitet fqinjëve përreth, të cilët vazhdimisht kanë pasur pretendime territoriale, andaj poeti me pezëm do të kundërshton. Çfarëdo që të themi, çfarëdo kualifikimesh artistike t’ia bëjmë kësaj poezi dhe çfarëdo pozite letrare t’ia caktojmë, askush nuk garanton se do të jetë i saktë për një kohë të gjatë, pasi shkrimi letrar zakonisht është proces në zhvillim, ndërsa vlerësimi zakonisht bëhet sipas çastit dhe i rastit. Poeti pejan Agim është në kohën më të mirë të pjekurisë artistike, në kohën e kulmimit letrar, prandaj fjala e saktë dhe kritika letrare, do të thuhet vetëm atëherë kur poeti do të lëshojë perden për një shfaqje të mirë, veçmas atëherë kur nuk është më në gjendje për t’i dëgjuar vlerësimet dhe mendimet e mira, për krijimet e tija poetike e letrare, të cilave ai ua ka kthyer shpinën. D.m.th. për vlerësimet e tanishme, vetëm koha e ka autoritetin absolut për të treguar se sa të saktë paskemi qenë në kritikat për poezinë dhe për kompozimin letrar. Nëpër poezitë e tanishme ndeshim mendime të rafinuara dhe vargje mjaftë të përsosura të cilët merren me fatet e atdheut, fate këto që nuk po shohin dritën e bardhë, edhe pse ky vend dhe ky popull kaloi nëpër shumë sfida e përpjekje për ta gëzuar lirinë, e cila tashmë, nga pa dija ose nga kojta dhe interesi, sikur e paska zbehur rëndësinë e sakrificës për lirinë e atdheut. Vargjet qortuese, ku më hapur e ku më të sofistikuara e bëjnë poetin një kërkues të motivit dhe inspirimit të rrallë në të tashmen, në përditshmërinë mjaftë të ndërlikuar e telikosur?!                                                      

Ashtu sikurse poetët tjerë që Luftën e Kosovës e kanë përjetuar në shpirt, edhe poeti e paska përjetuar në mënyrën e vet, por si duket ky ka privilegjin më fatkeq, për ta përjetuar “Lirinë!”, ashtu si nuk e ka ëndërruar “Lirinë e shumë ëndërruar?!”. Sfidat për ta ndërtuar realitetin dhe të ardhmen e çuditshme mbeten preokupim parësor i poetit i cili përmes vargjeve është shprehur mjaft transparent, mjaftë kritikues!                                                                    

Autori i poezive që ka shkrua dhe botua në librat e tij të shumta nuk kanë ndenjur indiferent as ndaj zhvillimeve të tjera qofshin ato politike, sociale, kulturore ose ndaj ngjarjeve të mëdha të karakterit nacional siç ishte rasti i Kumanovës, Ballist Morinës etj.  Poezitë e Agimi duhet parë në vorbullën e të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur në hapësirën etnike, pjesë e së cilës është vet poeti, prandaj përmes vargut ai ka shprehur shqetësimin por kur ka përjetuar gëzimin ai ka ditur ta lartëson fenomenin në piedestalin letrar, si mjeshtër i vargut dhe përmes tij e ka pasqyruar realitetin e atyre ndodhive ose atyre zhvillimeve.  Shikuar në të gjitha trajtat, poezia e këtij poeti, është fizionomi artistike e sakrificës dhe arritjes që ka përjetuar kombi të cilit ai i përkushton vargje të ndjeshme dhe të përjetuara thellë. Poezia e tij në dukje është një bashkë dyzim i sakrificës dhe jetës, andaj edhe përmes vargut ka arritur me i sfiduar ndodhitë, përpjekjet dhe luftërat si zhvillime të gjithmbarshme kombëtare.                                                

Fjala e saktë dhe kritika letrare, thuhet vetëm atëherë kur poeti lëshon perden për një shfaqje të mirë

Duke e lexuar me vëmendje këtë poezi, vetvetiu kuptojmë se krijimtaria e këtij autori ka tërhequr edhe vëmendje e kritikës, e sidomos të jurive përkatëse të cilat në një mënyrë a në një tjetër e kanë vlerësuar dhe e kanë pranuar vlerën artistike që ka vargu i Deskut! Janë edhe këto arsye pse mbetem peng i një konstatimi të thënë më herët, se gjenerata e tij dhe e poetëve si ky, janë ma fatlum për shijimin e lirisë e cila për breza të shumë ka mbetur vetëm në nivelin e ëndërrimeve poetike! Prandaj vijmë në një përfundim tjetër se sado që vargu i tij shprehë pezëm, nganjëherë mjaftë thekshëm tingëllon, edhe pse duket si revoltë shpërthyese, protesta poetike për disa zhvillime duket si qëllim i fisme. Janë ato ngarendje të cilat kanë zbehur suksesin e fitores, kanë sfilitur përjetimin letrar mbi lirinë e shumë ëndërruar, andaj “protesta poetike” del si revoltë e kultivuar artistike! Megjithatë poeti nuk është dorëzuar, prandaj në poezinë e tij kryesisht gjejmë nota dhe elementin pozitiv, andaj ngjarjet dhe zhvillimet e mundshme ai si krijues i shikon kryesisht nga ky prizëm, prandaj argumenti më i mirë i gjithë këtij solucioni filozofik, mbesin vargjet e poezive që po trajtojmë. Duket se poeti është i ndërgjegjshëm për misionin e vet, janë këto arsye pse ai shprehet me sinqeritetin për t’i dhënë mesazhin më të mundshëm pozitiv idesë dhe vargut poetik, të cilat janë refleksione artistike në çastin kur e ka krijuar poezinë, e cila si lindje, është pjesë e asaj kohe dhe atyre reflektimeve që ia kanë ngjallur muzën për të shkruar e krijuar. Gjithsesi ai është i vetëdijshëm, andaj përpiqet edhe në vargje t’i reflektojë këto koncepte e botëkuptime!                                                                            

Poezia qëndron mbi vlerat emocionale të leximit dhe të interpretimit e cila është një ngjizje në mes realitetit dhe imagjinatës

Në poezinë e Agimit,  jo pak ndeshim imazhe interesante me një interpretim përjetues që shkon tej dridhjeve shpirtërore për fuqinë magjepse që kanë ato vargje të cilat variacione nga motivi lirik drejt atij patriotik. Poezia qëndron mbi vlerat emocionale të leximit dhe të interpretimit, ajo është një ngjizje në mes realitetit fiktiv dhe imagjinatës për të sajuar një metaforë të qëndrueshme artistike e cila përqendrohet në respektim e madh që ka autori për njeriun e zakonshëm dhe atdheun e tij të cilit ia ka kushtuar gjithë këto përpjekje, ndjenja këto të cilat shpërfaqën natyrshëm dhe që kanë për objektiv lartësimin dhe himnizimin e gjithë asaj që i thuhet etnos popullor, historik dhe patriotik, mbi të cilat ai do të ndërtojë opusin poetik në mënyrë mjaftë mahnitëse, duke e lidhur lexuesin pas imazheve, si një lloj esence për të mbajtur gjallë nevojën e ekzistencializmit letrar. Por nëse poezitë i shikojmë nga një prizëm tjetër duket se e gjitha synon për të triumfuar mbi vështirësitë e tanishme, të cilat janë si rezultat i menaxhimit të dobët, e kjo ndodhë edhe për shkak të  vetëdijes së ulët organizative, të një shoqërie e cila është dërmuar nga lufta, andaj janë këto elemente të mosdijes për ta vlerësuar paqen.

Poeti e përjeton thellë përgjegjësinë intelektuale, prandaj ai nuk pran së apeluari për të mos u dëshpëruar dhe në anën tjetër ai iu rikthehet disa temave dhe motive për të zgjuar ndjenjën kombëtare, për të nxitur ndjenjën patriotike si një lajtmotiv i veprës në fjalë e cila ka bërë përpjekje për të zgjuar ndjenjën e fashitur dhe për të mëkuar dëshpërimin, ku njëkohësisht ndjejmë dhe përjetojmë një lloj turbulence në shpirtin e shqetësuar të një populli, për të cilin Agimi, i këndon me pasion duke paralajmëruar lexuesin se dalldisja nga paraja është e përkohshme, por çka mbetet pas saj, janë vetëm vlerat letrare dhe artistike, janë edhe zhvillimet dhe përparimet e mundshme të cilat i mbeten shoqërisë dhe njerëzimit. Ato dhe vetëm ato, iu kanë rezistuar kohërave për të cilat poeti është marrë në poezinë e tij. Intrigat dhe veset negative janë të përkohshme, ato vdesin bashkë me individin. Andaj, poezia e Agimit  sa është mistike po aq është alegorike të cilat për lexuesin sjellin imazhe të bollshme letrare të cilat përshkohen edhe me porosi edukativo morale, që nganjëherë duken si përsëritje e domosdoshme edhe për këtë kapërcyell vështirësish nëpër të cilat po kalon kombi ynë, e bashkë me këto etapa nuk duhet veçuar as autorin i cili është pjesë e proceseve të atjeshme sociale e letrare të shoqërisë sonë, pjesë e përditshmërisë së hallakatur, andaj të jesh i akomoduar në një liri mjaftë të shfrenuar, nuk është aq privilegj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat