Nderohet fotografi i njohur Ekrem Krasniqi, ja arsyeja!

Kultura

Nderohet fotografi i njohur Ekrem Krasniqi, ja arsyeja!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:22
Ekrem Krasniqi

Duke qenë i dhënë maksimalisht ndaj këtij arti, fotografi Ekrem Krasniqi u nderua edhe njëherë për punën e tij të shkëlqyeshme nëpër shkollat e Kosovës.

Kësaj here shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë i ndau atij mirënjohje për kontributin e dhënë në programet kulturore-artistike dhe programeve te ndryshme, krahas mësuesëve e nxënësve të dalluar të këtij institucioni.

Krasniqi ka qenë gjithmonë pranë kësaj shkolle duke e mbështetur atë për të gjitha aktivitetet që kanë pasur.

Mirënjohja iu dha nga e sapo emëruara drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës Shpresa Shala.

Derisa po nderohet gjithandej për punën e palodhshme që po bën Ekrem Krasniqi po vazhdon të punojë në aktivitetet më të rendësishme të Prishtinës.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat