Aktorja e njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze në banesë

Kultura

Aktorja e njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze në banesë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:09
Lisa Sheridan

Asnjë shkak nuk është bërë i ditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktores, raporton revista “People”.

“Të gjithë e donim dhe jemi të dëshpëruar nga humbja e saj. Ne po presim një raport të mjeko-ligjorëve për shkaqet e vdekjes”, tha menaxheri.

Lisa Sheridan ishte një aktore e njohur me një karrierë 20-vjeçare. Ajo kishte luajtur në shumë filma e seriale të famshme amerikane. Ndër më të njohurit janë “CSI”, “Las Vegas”, “The Mentalist” etj.

Regjisori Michael Dunaëay vlerëson talentin e aktores, për të cilën thotë se ka njohur kur ajo ishte 14 vjeç. Miq dhe kolegë të tjerë të aktores kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 44-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat