Historia e Kishës së Thethit

Kultura

Historia e Kishës së Thethit

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:02
Foto

Duke qenë se banorët e Thethit që nga krijimi i tij kanë qenë katolike, një nga ndërtimet e para ka qenë kisha. Një nga famullitarët më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike, por për të gjithë kulturën shqiptare ka qenë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin dhe k’nim (leximin) e “Gjuhës Shqipe”.

Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si periudhë hapjeje e kesaj shkolle, nga shteti ne fuqi i asaj periudhe, njihet hapja që i është bërë nga At’Marjan Prela në vitin 1921. Ministri i arsimit të asaj kohe, Ahmet Zogu, nëpërmjet një urdhri të brendshëm ka lëvruar një fond prej 100 frangash ari për arsimimin e fëmijëve të Thethit.

Po në këtë Kishë, por për një kohë më të shkurtër ka shërbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj, i cili pas instalimit të regjimit antifetar komunist u detyrua te braktisë Shqipërinë dhe t’i shërbente asaj nga Italia.

At’ Danieli gjatë viteve të Komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka qenë edhe shkrimtari i madh

Martin Camaj, i cili për çdo shkrim përpara se t’a botonte konsultohej me At’ Danielin. Falë bijve të Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim te fshatit pasi gjatë regjimit Komunist ishte dëmtuar duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat