Bashkë me 750 shokë fisnikë dhe kreshnikë besnikë do të votojmë hapur Edi Ramën dhe Partinë Socialiste

Kultura

Bashkë me 750 shokë fisnikë dhe kreshnikë besnikë do të votojmë hapur Edi Ramën dhe Partinë Socialiste

Nga: Sali Leka Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:12
Sali Leka

Me debat me analistët e studiove televizive që ulurasin me ultimatume, Lul Basha duhet të komandojë dhe të sundojë qeverinë, prokurorinë, policinë dhe parlamentin pa votime, pa mandate por me protesta demostrata e vringëllime.

Qeveria Edi Rama humaniste moderniste shembullore me vepra madhështore meriton shpërblim.

Do ta shpërblejë historia atdhetare kombëtare.

Mua dhe shokët e mi me punë të madhe me vite e dekada nuk na ka shpërblyer askush, por na ka shpërblyer historia ngadhnjimtare.

Vetëm keqbërësit maskarenjtë dhe shkatrrimtarët nuk i shpërblen historia.

Përpara se të filloj debatin jetik, sublim, jam i obliguar me falenderuar dy redaksi gazete që janar-shkurt 2019 kanë botuar 12 tregime dhe dy poezi të miat. Falenderoj me obligim dhe admirim stafin e gazetarëve të këtyre dy gazetave për kontributin e çmuar për punën e mirë të dobishme për të drejtën dhe të vërtetën. Gazetarë të kultururar, mendimtarë vizionarë dhe kreshnikë viganikë guximtarë. E theksoj kreshnikë viganikë guximtarë dhe strategë në ballë të parë për të mirën e popullit shqiptar.

E theksoj e përsëris strategë kreshnikë viganikë për arësye se tregimet e mia janë me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit e jetës njerëzore, për kusarët dhe zuzarët e lëvozhgave dhe brockullave skorrore. Prandaj duhet të jesh kreshnik viganik strateg per botimin e tregimeve të mia të vërteta faktike dhe të dobishme eposike jetike. Ashtu si janë dhe do të jenë gazetarët e nderuar dhe kreshnikë të admiruar që botuan në një kohë rekord dy muaj janar-shkurt tregimet e mia të vërteta dhe dy poezi lirike erotike.

Në një kohë që nëpër studiot televizive analistë kaotistë zbrazin cdo ditë gënjeshtra të pista, trillime dhe shtrembërime të rëmdomëta anarshiste pa debat dhe pa vision, as bashkëbisedim për asnjë problem, por zvarriten përpëliten si kameleon për të penguar të drejtën, të vërtetën dhe për të mbuluar shtrembërimet e kalbura dhe gënjeshtrat e ndryshkura, që nga shekulli XX, koha e skëterrit mizorist marksist, antihumanist, antimodernist kur unë me shokët e mi ishin të mbyllur në burgun e ferrit.

Shefi dhe hetuesi më thanë: “ Pse shkruan shkrimtari Sali Leka tregime të vërteta me demaskime të drejta kundër gënjeshtarëve, keqbërësëve, fallsifikatorëve dhe nuk i botojnë tregimet e tua të mrekullueshme dhe të dobishme. Mos shkruaj, rri bëj qejf! Shkruaj sajime, trillime ashtu sic shkruajnë shkrimtarët e tjerë dhe i botojnë dhe i shpërblejnë”.

Edhe unë u fola dhe u tregova: Kam shkruar dhe do të shkruaj tregime të vërteta faktike dhe poezi lirike erotike eposike për djem dhe burra, vajzat dhe gratë shqiptare mendimtare vizionare, kreshnike guximtare krenare, fisnike dhe besnike teuratike. Do të qëndroj në burg deri në vitin 2008 dekada e parë shekulli XXI.

Kam besim sublim me iradim ilmin se në dekadën e dytë të shekullit XXI do të pakësohen gënjeshtarët, zuzarët, mizorët, shtrembalarët, fallsifikatorët, brutalistët, vulgaristët,sharlatanistët, monstruoziztët dhe do të shtohen kreshnikët, viganikët, fisnikët dhe besnikët humanist modernist. Nga drejtoria e burgut dua letra dhe stilolapsa të shkruaj dhe do të shkruaj.

Kurse shefi, hetuesi Ndue Gjoni dhe operativi i sigurimit Ismail Rama më thanë: ”Ore Sali Leka, ore shkrimtari dhe poeti i eposit iliro-pellasgjik, pse e bën veten sikur jeni naiv i paditur, merhum, tutkun dhe injorant i skremuar. Edhe mbas vitit 2008 në Shqipëri maskarenjtë, gënjeshtarët, keqbërësit ,mizorët, zuzarët nuk do të pakësohen, por do të shtohen akoma më shumë ”.

Unë nuk u besova fjalëve të këtyre burrave fiknikë dhe kreshnikë, por më kanë dalë të vërteta. Mbas vitit 2008 janë shtuar shumë maskarenjtë, shtrembalucët, gënjeshtarucët, langarucët dhe mashtrojnë, spekullojnë me njerëzit e drejtë dhe të sinqertë por edhe të shumëvuajtur dhe të stërmunduar.

Janë pakësuar fisnikët, kreshnikët dhe viganikët eposikë.

Janë masakruar burgosur persekutuar egërsisht dhe tmerrsisht në shekullin XX. Midis të cilëve unë me shokët e mi me kontribut të çmuar për letërsinë artin kulturën drejtësinë dhe demokracinë shembullore që gëzojmë sot dhe do ta gëzojmë.

Jemi në epokën e shkëlqyer humaniste moderniste me Edi Ramën shembull dhe model antimizorist i përkushtuar, i betuar.

Nga burgosjet dhe persekutimet të mia dhe të shokëve të mi unë kam shumë ngjarje dhe tregime por do ti shkruaj në tregimet në vijim. Sot po tregoj: Dy shokë të mi dhe dy lexues të njohur ditën e enjte 28 shurt 2019 më ftuan në lokal dhe më thanë Sali shikojmë në televizion delegacionin e Parlamentit Evropian. Unë i fola: E uroj e falenderoj delegacionin e Parlamentit Europian dhe do të këndoj poezi. Nga libri “ Blerina Sydelina “ por nuk e botuan censuristët langarucë do të këndoj poezinë e titulluar “ PADASHJE I PUTHA PAK VETULLAT ”.

Dielli u afrua me detin, uli rrezet e perëndimit.

Unë u ula afër blinit, frashinit dhe burinit.

Asnjeri nuk shikova me mu afrua.

Dy duar mbuluan sytë e mi.

Unë fola me këngë dhe poezi.

Të njoha je Blerina sydelina.

Po bën ojna e humor me mua.

Po po Blerina sydelina jam dhe do të jem.

Ty poet me vullnet të kam dhe do të kem.

E di je betuar edhe dy vjet mos më u dashurua.

Mbaje betimin tënd,unë mbaj betimin tim.

Betim për dashuri me gëzim dhe admirim.

Ti shkruaj poezi unë dashuri shumë dashuri.

Blerina hoqi trikon nga gjoksi i saj asrafilin.

Liroji këmishën nga gjoksi im mikailin.

Nisi puthjet me lezet afsh e kimet.

Kështu o poet do të puthemi dyqind vjet.

Foli e qeshi Blerina me ilmin e guxim.

Puth e puth gushën e faqet e mia me iradin.

Cdo sekond e minut pandalim e veratisim.

Padashje i putha pak vetullat.

Me dashje shume fort i putha sqetullat.

E këndova poezinë dhe ngrita dollinë me shokët e mi dhe lexuesit e nderuar të apasionuar të kulturuar. Ngrita dolli për shtatë anëtarë të delegacionit europian që dolën edhe në konferencë shtypi për tu mos u djegur mandatet e opozitës.

Shokët më thanë: ” Sali a ka më poezi libri “ Blerina sydelina”.

Unë u fola: Po ka, poezi lirike erotike brilante të larmishme, por sot do të ngrejmë përsëri dolli me venë me raki për Edi Ramën, për ministrat e qeverisë socialiste me punë të mirë të dobishme, për Gramoz Ruçin dhe deputetët që populli shqiptar i ka besuar dhe votuar 25 Qershor 2017.

Në 30 qershor 2019 do të votojmë hapur për Edi Ramën dhe partinë socialiste. Do të na shohin komisioni OSBE dhe ODHIR. Mirese të vijnë përsëri shtatë deputetët e parlamentit europian dhe ambasadori amerikan me delegatët e kongresit dhe departamentit të shtetit të presidentit Donald Trump.

Të na shohin deputetët e Lulit dhe Ilirit që nuk duan votime as mandate deputeti por duan mëkate dhe bidate shtrembërimi mysibeti, duke thënë “ Edi Rama ka vjedhur vota dhe do të vjedhë akoma”.

Në fakt Edi Rama as ka vjedhur as ka për të vjedhur vota.

Unë me 750 shokë do të votojmë krejt hapur duke kënduar, bashkë me anëtarët e partisë socialiste dhe popullin e betuar. Dy lexuaesit më thanë: “ Sa i gëzuar jeni Sali Leka për Edi Ramën, por ai e ka mbushur parlamentin me kriminelë”.

Unë u tregova: Nëse në parlament ka kriminelë I ka ulur dhe sistemuar ish kryeprokurori Adriatik Llalla dhe jo Edi Rama. Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Mjer ai njeri që e zen e keqja, se nuk ia largon askush”.

Të keqen e njeriut e largon drejtësia, gjykata prokuroria. Atyre shqipëtarëve që I ka zënë e keqja A. Llalla as nuk ua ka largu as nuk ua largon edhe po ta rivendosin prokuror. Po të isha unë jurist do të zhvilloja gjygj special ndaj ish kryeprokurorit që akoma zvarritet përpëlitet për të bërë korrupsion.

Edi Rama qeveria, parlamenti socialist kanë meritë shembullore për reformën madhështore të domosdoshme, të dobishme, të vetingut për drejtësinë, gjykatën dhe prokurorinë në Republikën e Shqipërisë.

Të tëra protestat dhe demostratat që janë bërë nga 18 shkurti 2017 në çadër në bulevard, janë bërë për të penguar triumfin dhe fitoren kombëtare të vetingut.

Në tregimet në vijim do të rreshtoj fakte konkrete sa e dobishme dhe e domodoshme ishte është dhe do të jetë reforma në organet juridike, por faktet e mia të vërteta, të sakta nuk kanë për tu botuar ashtu si nuk i botuan poezitë e librit “ BLERINA SYDELINA”. Poezi lirike brilante që nuk i botuan as redaksitë e gazetave “ Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” negative regresive langaruce.

Mua më akuzuan shtrembalucët zuzaristë kaotistë “ Shkrimtari dhe poeti Sali Leka dekadent mikroborgjez, reaksionar dhe degjenerues i njeriut të ri proletar marksist revulocionar që kanë formuar partia dhe shoku Enver “.

Në fakt në ato vite të skëterrit mizorist ishte formuar njeriu zuzar mëkatar me ligësi dhe egërsi mizoriste dhe akoma duan ta rikthejnë edhe tani në shekullin XXI kohën obskurane antihumane shekullit XX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat