Hysa dorëzoi manadatin

Kultura

Hysa dorëzoi manadatin

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 mars 2019 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Ku po shkon o Hysë?- e pyeti një mjekrosh.

Po dal e po pyes,për burrërinë që bëra ,në lënien e mandatit.

Kur u bë edhe ky deputet,nuk mbetet kush në ketë vend, pa u marrë me politikë,- e lëshoi njëri, ndërkohë dridhte cigaren.

Eshtë kodi zgjedhor,që kryetarët e partive i ka bërë sulltanë,prandaj futet në parlament edhe derri ,edhe dosa, - sqaroi një musteqe spic,duke I ndarë fjalët në rrokje.

Hysa ndjehej i gëzuar.E pa veten në televizor , duke dorëzuar mandatin shend e verë.Tani kishte kohë mjaft. Në parlament nuk do të shkonte më, për t’u sharë, e për t’u përplasur me kundërshtarët. Si fillim mendoi të takojë të dashurën.Do t’i merrte edhe përshtypjet, edhe kënaqësitë e dashurisë. E mori në telefon disa herë. E njëjta përgjigje:” Ky numër aktualisht është i padisponueshëm.”

“ Po i shkoj në shtëpi,se duhet ta ketë lënë pa karikuar telefonin”- mendoi me shpejtësi. Për t’i çuar gëzimin origjinal , u nis me autoveturë.Në një lokal ,përballë shtëpisë, u çudit kur e pa të dashurën, duke u hargalisur në një bisedë telefonike. E parkoi autoveturën vend e pavend, si gjithë deputetët.E mbylli makinën me komandë elektronike. Me buzëqeshje u nis për të e dashura.I bëri me dorë nga larg, për t’I treguar se po i vjen shpirti binjak. Ajo i dha shenjë të qendrone te makina. Me shumë energji i doli përpara.

Për ku je nisur?- e pyeti vrazhdë, pa u afruar mirë vasha.

Kam ardhur të të jap lajmin direkt , se dhashë dorëheqje nga deputeti. E dhanë edhe telivizorët .Besoj se më ke parë?

Të pashë o faqezi.Nga ky moment nuk të njoh më. M’u hiq! Nuk dua të të shoh më me sy.

Ju më keni thënë se më keni shpirt,- u mundua ta qetësone Hysa.

Eshtë e vertetë. Krenohesha me ty që ishe deputet. Pamend në kokë, shkon e dorëzon mandatin,për t’u konvertuar në një mitingash të pështirë. Lamtumirë!- dhe ish e dashura u shkëput,pa i cikur dorën e zgjatur. Hysës i hipi gjaku në kokë.Nuk e priste atë reagim.Në rrugë kishte kalimtarë të shumtë.”Të ishim në motel,do ta kisha mbytur në dru.”- mendoi në ato momente. U kthye.I dha urdhër nga larg makinës të hapeshin dyert.

Prit pak!- e urdhëroi një polic i gjatë.

Jam deputet.Si të shkon mendja të më ndalosh?

Ishe, por nuk je më.Të pamë edhe në televizor.Parkimi është i gabuar .Për këtë shkelje të Kodit Rrugor, keni një gjobë dyzetmijë lekë.

Nuk kam para me vete.

E paguan edhe me postë. Nënshkruaj këtu dhe ne bashkë punën e mbarojmë.

Nuk bën më lirë?- filluan t’i vinë mend Hysës.

Vetë e keni miratuar në parlament.Mund të fal ndonjë nevojtar,por për ju nuk ka asnjë logjikë.Kush e di sa para keni në një anë ,derisa nuk prononi pagesat marremëndëse të deputetit.

E nënshkroi Hysa gjobën e majme, me buzëqeshje të shtirë.Në autoveturë hipi me zemërim maksimal.” Ku të mbytem me këtë nervozizëm?- i bëri pyetjen vetes, pa e ndezur makinën .E ndau.”Do të shkoj në shtëpi.”Gjatë rrugës,i ra në sy, që gjindja nuk e përshëndetën si zakonisht.Parkoi autoveturën pranë shtëpisë. Përpara se te ngjitej në pallat,i ra çitofonit si zakonisht. Dera nuk qe hapur. Mendoi se nuk është kush në shtëpi. U mundua ta hapte vetë, por çelësi nuk hynte në bravë.U përqendrua. Po shihte nëse ka ndërruar katin,apo derën.Emri i shkruar në pllakën e argjentë, ia hoqi çdo dyshim.Nuk po merrte vesh asgjë. U djersit,por dera me kokëfortësi nuk hapej.Në fund u dorëzua.Po mendonte të shkonte diku.

Pa shkuar te makina,i vjen një mesazh:”Shko flej me mamanë tënde, deri sa të paguash borxhet!”E pa mirë. Mesazhi i vinte nga gruaja,nëna e dy fëmijëve. U përqendrua.” Çfarë i bëra vetes me dorëzimin e mandatit? Gruaja edhe e dashura më braktisën. Elektorati nuk po ma var më.Policët me stërgjoba mbi shpinë.” Dilemat në tru i pati të mëdha.Vetë i ka treguar gruas,se për të futur emrin në listë ka paguar dyqindmijë euro.Për mbi një vit i ka shlyer njëqinmijë,por i mbeteshin edhe njëqindmijë të tjera mbi kurriz.

Shkoi në parlament të terhiqte dorëheqjen. E rekomanduan për në KQZ, të cilët e përcollën për në parlament.Te ndërkombetarët nuk kërkoi ndihmë,sepse është i bindur ,se ata janë kundra partisë së tij.

Rradakia nuk i gjeti zgjidhje tjetër. Për të mos e harruar kryetari,për ta rifutur në listë, ditë e natë qendron te selia e partisë.Hysa lumturohet kur i tregojnë se do të bëhet protesta e dhunshme, për të marrë pushtetin në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat