Forca e ndryshimit

Kultura

Forca e ndryshimit

Nga: Atdhe Geci Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:55
Atdhe Geci

Kosovë Dardane bjeri heshtjes 

që heshtë, këndo me fuqinë që

ke; në dhomë, në banjo, balkon

këndo në të gjitha shtëpinë 

mbushi rrugët me veten tënde

të dëgjoj toka e të dëgjoj qielli

këndo tek të mbjellat tua, bërtit,

dhe mbushe gojën me thirrje 

ngrite zërin e përbashkimit tënd

nëpër qytete dhe fshatra, këndo

shembja pushtetin hajdutëve

flaki gomerët nga keu i shtetit

bjeri me sa fuqi ke, shpërbëj

popull, nxirre gjeniun tënd, mos

u jep; Shqipëri është Kosova! 

Shqipëri janë Iliriadë e Çamëri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat