Doli nga shtypi libri “Shkolla e mesme e Pozharanit 1977-2018/ Monografi/ “ e autorit Prof .Naser Beqirit

Kultura

Doli nga shtypi libri “Shkolla e mesme e Pozharanit 1977-2018/ Monografi/ “ e autorit Prof .Naser Beqirit

Nga: Aziz Zuka Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:25
Kopertina e librit

‘Ky libër I përkushtohët, profesorve,nxënësve dhe kolegëve ku kaluam pjesën më të madhe të jetës, por edhe të gjithë atyre që në mynyra të ndryshme ndihmuan këtë institucion shkollor” - Autori

Këto ditë doli nga shtypi Libri monografik i autorit Prof.Naser Beqirit me titull “Shkolla e mesme në Pozharan / Monografi/ 1977 -2018” që në tërësi i kushtohët themelimit dhe funkcionimit të shkollës së mesme në lokalitetin më të madhë të komunës së Vitisë por edhe mbase të Anamoravës në Pozharan.

Libri që është një historik i shkurtë por mjaftë domethënës për funkcionimin e shkollimit të mesëm në Pozharan, pos atij në Viti.

Monografia e autorit Naser Bqirit që është edhe profesotr shumvjeqar në këtë Shkollën e mesme mikse “”Kongresi I Manastirit” tash e më herët ishte paralele e ndarë e Shkollës së mesme “”Boro e Ramizi”” në Viti dhe mëpastaj  Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”” është vertetë një punë përkushtuese e prof .Naser Beqirit, /që ka ligjiruar dhe ligjiron edhe tash gjuhën frenge / kushtuar historikut të kësaj shkolle.

Monografia “”Shkolla e mesme në Pozharan 1977-2018”” do të jetë së shpejti në duart e lexuesve dhe të interesuarve të tjerë, e veqmas të ish profesorëve dhe ish nxënësve të kësaj shkolle, për të përkujtuar ditët e tyre të largëta, kur kishin ligjiruar dhe ishin ulur në bankat e kësaj shkolle që ishte një e arritur e madhe në mësimnxënje dhe mësimëdhënje .

Ky libër me vlerë historike  për përiudhën për të cilën bëhet fjalë vie në 42 vjetorin e hapjës së kësaj shkolle e që nuk duhet harrur se për hapjën dhe themelimin e shkollës së mesme meritë  shumë të madhe kishte edhe  ish kryetari i atëherëshëm i komunës së Vitisë, i ndjeri  mr.Idriz Halabaku, I cili disa vite kishte punuar si profesor në  Viti.Ai së bashku me përfaqësuesit e qytetarve të Pozharanit madje bënë shumë punë edhe në meremtimin me punë vullnetare të ndërtesës së shkollës ku nisi punën dhe ku punon edhe tash, SHMM “Kongresi I Manastirit”në Pozharan.

Monografia e Shkollës së mesme në Pozharan e autorit Prof. Naser Beqiri, ka 150 faqe dhe në te në mynyrë kronogjike me fotografi e fjalë dhe me biografi të shkurtëra janë përfshirë të gjithë profesorët e dikurshëm, por edhe ata që janë duke punuar edhe sot, e në të janë edhe fotografi të klasëve që nga themelimi e deri më tash të nxënësve të kësaj shkolle e që përfshihën nga të gjitha fshatrat e veriut të komunës së Vitisë të cilët kanë ndjekë mësimin në këtë vater të diturisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat