'I plagë digjet

Kultura

'I plagë digjet

Nga: Gazmend Papa Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:59
Gazmend Papa

vashat e portokajtë në degë

e hija e tyre e rënë në ujë

mes tyre ëndrra e pastaj pika gjaku

lart mbi dumnicë hëna e njëjtë

e mbytur pak në borë e në flakë

e  telat gjemborë  e varret

 e aty nëna dhe dhembja e gjallë

lumi e jallia hijesh e asfodela

ja buzë jeta e vdekja e prapa

e tri psherëtima e `i plagë digjet

në lulen që e mbaj në duart ngrirë

me kaq dashuri dhe kaq mall

 

*

 

`i lule e një copë qielli mbi varr

ndërmjet udhëtim te stacioni tjetër

e ura e shkëputur hijes për kthim

veç pse ti s` je e dashuria e fjala

frymës krijojnë poezi psherëtimës

e poezia e dhembja janë amshimi

është shikim i përjetshëm kujtimi

shkrimi të mos vdes  me varrosjen

gjaku në secilin krah të ëndrrës

pikë pikë pikë e lë gjurmë të mëdha

lules që e mbaj në duar të ngrirë

e në tri vetëtimë shpirti të djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat