Kosova e Malta synojnë thellimin e bashkëpunimit në trashëgiminë kulturore

Kultura

Kosova e Malta synojnë thellimin e bashkëpunimit në trashëgiminë kulturore

Më: 7 mars 2019 Në ora: 15:42
Foto

Takimi i tyre u zhvillua në ambientet e MKRS-së në qytetin historik të Prizrenit. Ministri i Kulturës tha se bashkëbiseduan për arritjen e një marrëveshje në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, me fokus të veçantë në Prizren.

Gashi tha se ministrit Abela i ka propozuar binjakëzimin e qytetit të Prizrenit me një qytet nga Malta.

“Kërkova nga ministri dhe e propozova që qyteti i Prizrenit të binjakëzohet më një qytet të Maltës dhe veçanërisht, ky bashkëpunim dhe binjakëzim të fokusohet në atë që për ne është e rëndësishme për ne si ministri pjesa e fushës se trashëgimisë kulturore, sepse Malta ka një përvojë të mirë në këtë drejtim”, tha ai.

Gashi tha se bashkëpunimi me Maltën do e ndihmonte shumë avancimin e inspektoratit të trashëgimisë kulturore në Kosovë për ruajtjen dhe promovimin e saj.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Maltës, Carmelo Abela theksoi se me arritjen e një marrëveshje në mes dy shteteve do të ruhej një histori e tyre e gjatë që do jetë e dobishme për kulturën dhe trashëgimin e të dyja vendeve. Ai po ashtu tha se është me rëndësi që bashkërisht të ndërmarrin masa konkrete për rininë.

“Është me rëndësi për ne që të marrim masa konkrete për rininë, sportin dhe kulturën dhe t’i eksplorojmë mundësitë në atë që tha ministri lidhur me marrëveshjen për binjakëzim. Si mund ta arrijmë këtë së bashku kaq ishte për sot në aspektin teknik dhe përfundimisht të kemi një marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi që e strukturon bashkëpunimin në këto fusha, për dobitë”, tha Abela.

Ministri nga Malta i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi kanë vizituar xhaminë e Sinan Pashës dhe kishën ortodokse dhe katolike në Prizren. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Maltës , Carmelo Abela është takuar edhe me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat