Fjala poetike

Kultura

Fjala poetike

Nga: Atdhe Geci Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:23
Atdhe Geci

Dashurisë kurrë nuk ju dha e drejta

e një qielli të lirë, e një kitareje, që

njeriu të dashuron ashtu si do vetë,

këtë shkrim e lexova në një rrënojë,

nga një i rënë i bukur për dashuri!

Kujt ti qahesha, kraharori më digjej

qenia dhe koha janë të pandara; se

jeta dhemb më shumë kur shijohet.

Në pamje të vranët e shoh këtë botë,

trishtimin metaforike të yjeve! Jam

i burgosur në trupin e së dashurës!

Koha, me mbretëritë dhe oficerët e

saj, në një çast ka për të na harruar!

 

E gjerë dhe vranët shtrihet mesdita!

kjo botë kurrë s´ka qenë aq e vranët;

as para takimit të shqiponjës me

kushërnjtë tanë të kozmosit, as para

takimit të shqipeve me disa alienë!

Dritëmirët e gjithësisë erdhën te ne,

me dhurata energjie për botën tonë,

e tanët u dhanë puthje e përqafime!

Imagjinata ime prej poeti mua më

mundëson, të kontaktoj me kohërat

e shkuara, me epokat që prapa lanë

të shkruar të kaluarën e tyre dhe të

sotmen. Në tavolinë i kam kohërat...

 

Drin i atdheut tim, të kam këngë

deri në fund të këngëve, deri në

fund të shkrimeve nën pluhur! Gur

i shkruar, ag i agimeve të vendit

tim, unë kontaktoj me stërgjyshërit

e mi pellazgë, ilirë, epirotë,dardanë,

Kontaktoj me artin dhe veprat e

tyre, me të lashtët e popullit tim.

Tërë pasuria e dritës që vjen nga

gjithësia, e ka emrin botë, jetë, dije…

Epigramet në gurët e shkruar të

mureve e varreve janë mesazhe të

artit, mesazhe kulture e qytetërimi;

 

Unë i njoh të lashtët e mi, po edhe

modernët, të famëshmit e të parëve:

Thoti i Atlandidës së pellazgjisë

qé rilindësi ynë i parë i kësaj bote.

 

Faqeve të gurëve të shkruar, lexoj;

udhë paqe, udhë betejash udhë lufte.

Kujtesa nëpër gurë të shkruar dhe

të burgosur, më dhemb e më bën të

të qaj.Të kaluarën duhet ta lexojmë

çdo ditë, - atë s´e ndryshojmë dot!

Thotin, perënditë e lashta e patën

shpallur perëndi të botës së gjallë,

dhe perëndi të botës së të vdekurve.

 

Thoti e kishte fituar përjetësinë e dy

botëve, në saje të gjithëdijeve të tij;

se Thoti fliste shqip na dëshmojnë

librat e tij; ai qe autor i 45 veprave,

veprat e tij ai i shkroi në pllaka të

esmeraldit. Thoti, gjeniu i botës sonë,

shpikës i Matematikës, Fizikën dhe,

shpikës i Relativitetit e i Gjeometrisë,

qe arkitekti i Piramidës së Keopsit.

 

Kur mbreti Keops vdiq, në nderim të

45 librave të Thotit, ai veçoi disa që

të prehet përjetësisht me librat e tij,

si dëshmi të kohës së tij të jetuar!

 

Jeta mbi tokë një ditë do të ndryshoj

jo në dobi të Modelit historik Arian

por,në dobi të Modelit historik, antik

në dobi të prejardhjes sonë pellazge.

 

Toka ime, të falenderoj për begatitë

tua, rri qetë, jemi në të njëjtën këngë!...

ë gjitha kohët i kam në tavolinë. Në

fletore dua të hedh pak dritë vargjesh!

Albuerë, ji e lakmuar dhe e lavdëruar

nga djemtë e moshës dhe të tjerët, tek

ty janë të gjitha hiret e së bukurës,

bukuria si ty vetëm njëherë shijohet!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat