Shkrimet e Ajnshtajnit, në Universitetin Hebraik të Jerusalemit

Kultura

Shkrimet e Ajnshtajnit, në Universitetin Hebraik të Jerusalemit

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:46
Albert Ajnshtajni

Pjesa më e madhe e dokumenteve janë përllogaritje matematikore të shkrimeve shkencore të Ajnshtajnit në fund të viteve 1940. Ka po ashtu edhe letra që Ajnshtajni, i lindur në Gjermani në 1879, i shkruante bashkëpunëtorëve e ku trajtoheshin një varg çështjesh shkencore dhe personale, përfshirë edhe një letër drejtuar të birit, Hans Albert.  Thuajse të gjitha dokumentet kanë qenë të njohura për kërkuesit dhe të disponueshme në formën e kopjeve, thotë Hanoch Gutfrojd, këshilltar shkencor i arkivave të universitetit.

Por, përmbledhja, pjesë e të cilës ishte edhe letra e gjetur së fundmi, nuk është botuar asnjëherë. Kjo pasi në mungesë të saj, përmbajtja ishte e pakuptueshme. Sipas universitetit, përmbledhja ishte një nga përpjekjet e Ajnshtajnit për të unifikuar forcat e natyrës në një teori të vetme, të cilës ai iu dedikua në 30 vitet e fundit të jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat