Çelet në Kalanë e Tiranës ekspozita “Një Komb, një Abc”

Kultura

Çelet në Kalanë e Tiranës ekspozita “Një Komb, një Abc”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:01
Foto ilustruese

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin drejtori i përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, Drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizimit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe mësues dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit.

Ekspozita përmban foto dhe dokumente të rralla të Kongresit të Manastirit, i cili ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, transmeton atsh.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi. Delegatë të tjerë ishin Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës dhe Gjergj Zavalani. Në këtë ekspozitë mund të shihni dhe mjaft fotografi dhe dokumente të tjera.

Ekspozita vjen në Tiranë për herë të parë në ambientet e Kalasë së Tiranës, ku do të mirëpresë deri më datë 14 mars të gjithë vizitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat