Diktatorit të fundit...!

Kultura

Diktatorit të fundit...!

Nga: Llemadeo Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:36
ilustrim

Ti, për fitore, je aq i sigurtë, 

Në çdo komunë a fshat e qytet, 

Sepse në rrjetet tua prej merimangash 

Bien shumica që ti i blenë me lek...

 

Ti i rrëzove të gjitha institucionet 

I shembe, që ti ringresh serish

Me bossat e tu të krimit e të drogës

Që pastaj pushtetar të qëndrosh pafundësisht.

 

Europës ja fute mikrobin e së keqes 

Me zarfa në xhep e me transaktione...

Ndonjërit ja ngrohe bythët prej teneqje 

Dhe me ndonjë lavire si punë dashnorje...

 

Se korrupt hanë dhe ata të Europës 

Pleq qefllinjë të zogut dhe lekut...

Por ata duan vetëm të kenë besim 

Që kush ua jep... të ua ruajnë sekretet...

 

E shëmbe në baltë gjykatën kushtetuese, 

Dhe gjykatën e lartë apo KLD-enë, 

I flliqe këmbë e kokë prokuroret, gjygjtarët, 

Për të gjithë the; këta e kanë qelbur dhenë...!

 

Sepse ke militantët e tu me diploma fallso, 

Që po presin të bëhen gjykatës të shtetit...

Ke kokat e krimit vrasës e tutorë, 

Që i mban rrotull si inspektor të vëndit...

 

E në fund i hape kufinjtë në të katër anët 

Që turq italian e grekë për pazare të vinë, 

Ndërsa me taktikën tënde si kokë e mafies 

Dëbove shqiptarë, sa asnjë tjetër regjim.

 

Tu ngritën studentët në protesta, 

E ku pyet ti kur ke dekanë e tutorë gjithandej, 

Ata që i kërcnuan studentët me çdo gjë, 

I bënë që akuzat ndaj teje, në urra, ti kthejnë.

 

E tash së fundi ti e shëmbe dhe opozitën 

Duke krijuar opozitë siç don ti vetë, 

Me ca të rinjë që shiten e blihen 

Me ata që nëpër parti ti i paguan si agjentë...!

 

Ti, për fitore je tejet i sigurtë, 

Sepse i ke rrënjët në farën stalino komuniste, 

Tek ata që për të mbrojtur pushtetin e lig, 

Ua vrasin të ardhmën edhe fëmijëve të tyre...!

 

Ndaj ti rreh gjoksin në mënyrë përcaktore 

E thua se do të fitosh në çdo qytet e fshat, 

S'është çudi që të dalë fjala jote 

Sepse krimi e droga e blen pushtetit prap...!

 

Sepse në këmbë i ke militantët drogaxhi 

Dhe tutoret artistucë e gazetarucë...

Ata që të bëjnë intervista me porosi 

Që ti, ti fshehësh hipokrizitë në tëndën llucë...

 

Ata që si bllokmenë me vila janë pasuruar,

Në periferi të kryeqendrës së Tiranës, 

Atje ku s'vinë dot të shohin ambasadorët, 

Fshehur nga populli, blloku i maskaradës.

 

Ata, artistucët e sistemit tënd banal, 

Ata që ti shkruajnë fjalimet me fjalor atdhetarë, 

Ty, që po të mos e kishe frikë popullin,

Do ta shisje dhe Tiranën në Beograd...!

 

Ata, servilët e tu të televizioneve 

Të cilëve dhe gratë ua ke rehatuar me poste, 

Si diplomate, drejtore apo këshilltare...

Që nga Parlamenti e gjer tek zyra jote...!

 

Ndërsa ti i shet karshillek me tallje Shqipërisë 

Me inskenime fallso nëpër konfereca e samite 

Ku nga fundi i sallave thërret me porosi;

"I love you", zëri i llasticave të tua mike...!

 

Por ke harruar se durimi popullor 

E ka humbur durimin ndaj tëndes ligësi, 

Ndaj po ta them hapur pa asnjë fije droje;

Fundi yt i turpshëm po qet tym të zi...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat