Kërcimi i Tropojës/Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, trashëgohet tek të rinjtë

Kultura

Kërcimi i Tropojës/Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, trashëgohet tek të rinjtë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:48
"Kërcimi i Tropojës”

“Kërcimi i Tropojës” është shpallur kryevepër e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, ndërsa po përgatitet në rrugëtimin drejt UNESCO-s. Koreografi Skënder Haklaj evidenton ndryshimin mes valles dhe kërcimit, terma që shpeshherë dhe ngatërrohen, ndërsa tregon se ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqen përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi.

Profesori tregon edhe se “Kërcimi i Tropojës” tashmë ka hapur rrugëtimin për në UNESCO, në synim të së cilit janë bërë filmime, konferenca, dhe i është dhënë titulli kryevepër e trashëgimisë shpirtërore, ndërsa synon që ti jepet edhe çmimi “nderi kombit”.

E veçanta është se grupi i valleve ‘FOLKTREVAR’, është një grup të rinjsh që pavarësisht se në fokus është “Kërcimi i Tropojës”, ata janë nga të gjitha vende e Shqipërisë. Dëshira dhe pasioni për të mësuar më shumë për këtë zhanër, të rinjtë të japin shpresën se folklori dhe kërcimet popullore do të trashëgohen brez pas brezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat