Riparohen dëmet në kishën e Shën Premtes në Lezhë

Kultura

Riparohen dëmet në kishën e Shën Premtes në Lezhë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:03
Foto

Gjatë vitit 2019 në bashkëpunim dhe me Institutin e Monumenteve të Kulturës është parashikuar ndërhyrja për rehabilitimin e plotë të saj, në aspektin strukturor por dhe në konservimin e afreskeve që ky objekt kulti ruan.

Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të.Planimetria e saj është e thjeshtë, në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura.

Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qënë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat