Ursula Kucinska, historia e një shkrimtareje spiune

Kultura

Ursula Kucinska, historia e një shkrimtareje spiune

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:07
Ursula Kucinska

Për dy vjet punë nën drejtimin e Rikard Sorges “Sonja” përvetësoi një bagazh të madh përvoje që e ndihmoi për 20 vjet me radhë në punën e saj si profesioniste. Fati i saj në shërbimet informative ishte i çuditshëm. Ajo u dekorua dy herë me urdhrin e Flamurit të Kuq.

Në vitet 1942-1943 ajo bashkëpunoi me njeriun që u bë i famshëm si spiuni atomik agjentin Klaus Fuks. Pasi doli në pension dhe u kthye në atdhe , në Republikën Demokratike Gjermane ajo u bë shkrimtare e njohur duke firmosur veprat e saj me pseudonimin Rut Verner. Periudhën e luftës ajo e tregoi më vonë në kujtimet e saj. Po si ishte rruga e saj drejt shërbimeve sekrete? Ajo u lind më maj të vitit 1907 në Gjermani në një familje intelektuale. Babai i saj përkrahte tendencat e majta, por nuk ishte komunist, ndërsa e ema ishte piktore.

Në familje ishin gjashtë fëmijë. Ursula u rrit si një vajzë çapkënë dhe energjike, ende pa arritur moshën madhore ajo mësoi të qëllonte me revolver. Në moshën 18 vjeçe mori pjesë në luftën politike për interesat e klasës punëtore, u fut në partinë komuniste. Në vitin 1930 burri i saj i parë mori postin e kryearkitektit të Shangait dhe shkoi atje bashkë me gruan. Në Kinë, Ursula menjëherë filloi të ndihmonte komunistët kinezë në veprimtarinë e tyre ilegale. Në nëntor të vitit 1930 atë papritur e vizitoi gazetari gjerman Rikard Sorge, i cili arriti ta rekrutonte duke e pagëzuar me emrin Sonja. Pa dijeninë e të shoqit apartamenti i tyre u kthye në një vend takimesh të fshehta. Pasi ngeli shtatëzanë ajo nisi të mendonte më gjatë për martesën e saj, duke menduar se do të ishte më mirë të divorcohej, pasi i shoqi ishte një njeri apolitik.

Përgjatë dy viteve ajo do të bashkëpunonte me një njeri të zotin si Sorge, i cili një ditë vendos ta lejë Kinën duke i besuar Sonjës, punën si zbuluese e pavarur të cilën ajo e bëri me dinjitet.Ajo u thirr në Moskë për tu stërvitur. Që në kohën e Sorges në vitin 1931 ata ishin dëshmitarë të agresionit japonez në Kinë, dhe pushtimit të Mancurisë. Agresioni japonez ngjalli në të gjithë Kinën, ndjenja të zjarrta antijaponeze, filloi veprimtaria aktive antijaponeze nga e cila nuk qëndronte mënjanë edhe rezidetura e Rikard Sorges.

Sepse tani Japonia zinte pozicione të favorshme strategjike gjatë kufirit sovjetikë. Qeveria sovjetike ishte në dijeni të planeve antisovjetike të klikës ushtarake japoneze. Që në fund të vitit 1932 sipas të dhënave të zbulimit sovjektik, perandori Hirohito miratoi planin e përgatitjes së luftës kundër Bashkimit Sovjetik. Në këtë rajon të Kinës i duhej Sonjës të kthehej nga Moska për vazhdimin e punës si zbuluese, tani në kushte akoma më të rrezikshme të pushtimit japonez Në fillim ajo udhëtoi në të gjithë Rusinë deri në Çekosllovaki, ku e la djalin Misha tek prindërit të shoqit. Në Moskë ajo kreu kursin për mësimin e shifrës, alfabetit Mors dhe punën me radio për lëndët shpërthyese, të cilat ajo në Mancuri duhet tua mësonte partizanëve.

Ajo e kuptoi se puna në zbulim është shumë e rrezikshme dhe e mbarsur me rreziqe të shumta. Duke e përgatitur veten për këtë mundësi ajo kërkonte gjithmonë të ishte në formë më të mirë fizike, nuk pinte duhan, nuk përdorte kafe dhe alkool, që me çdo kusht të ruante rezistencën ndaj presioneve negative të pashmangshme. Historitë e saj reflektohen dhe në veprat që ka shkruar që dallohen për energjinë dhe spontanitetin në zgjidhjen e konflikteve mes personazheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat