Poezia e Zeqir Gërvallës “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”, që emocionoi deri në lotë presidentin amerikan Bill Clinton

Kultura

Poezia e Zeqir Gërvallës “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës”, që emocionoi deri në lotë presidentin amerikan Bill Clinton

Nga: Agim Vuniqi Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:32
Agim Vuniqi

Ende pa përfunduar lufta, poeti fillon jetën e mërgimtarit në SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon të shkruaj, edhe atje vazhdon të veprojë në të mirë të Lirisë dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinë „Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës“, e cila do të mbetet në hisotrinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si vjersha të cilën me të lexuar Presidenti i atëherëshëm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i përmbajë lotët, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe premtimi se do të vazhdojë për ta ndihmuar Kosovën, do t’i shkruaj personalisht një letër poetit. Ja dy strofa nga poezia në fjalë:

Ne s’na kënaq vetëm ushqimi

Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj

Po liria – shkollimi – ndërtimi

Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit ujë

Por, ju lutem shumë Amerikë, o botë

Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç

Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lot(ë)

Se s’paska më rëndë, se s’paska më keq……

Ndërsa Klinton i përgjigjet poetit mërgimtar:

Kjo eshte letra e presidentit amerikan, Bill Clinton qe ia dergoi poetit dhe disidentit politik, Zeqir Gervalla, pasiqe lexoi poezine e tij "Amerike, degjo zerin e Kosoves"/ America, you hear the voice of Kosova".

I dashuri Zeqir, 

E mora kopjen e poezisë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta. Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme. Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t'ju sjellin juve më shumë gëzime. Me nderime Bill Clinton.

Presidentit amerikan, i emocionuar gjate leximit i kishin pikur lotet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat