Ka vdekur aktori më i paguar televiziv i viteve të tetëdhjeta

Kultura

Ka vdekur aktori më i paguar televiziv i viteve të tetëdhjeta

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:55
Jan-Michael Vincent

Ai ka ndërruar jetë më 10 shkurt të këtij viti, mirëpo lajmi për vdekjen e tij është mbajtur i fshehur deri më tani.

BBC bën të ditur se ylli i serialit të popullarizuar të CBS, “Airwolf”, ishte varrosur nga një rreth i ngushtë familjarësh dhe miqsh.

Vincent ka qenë yll televiziv në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, ndërsa falë serialit të lartpërmendur, ai e kishte marrë statusin e “djalit të bukur hollivudian”.

Asokohe, ai ka qenë aktori më i paguar televiziv dhe përfitonte 200.000 dollarë për një episod.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ka luajtur më shumë se 80 role, ndërsa të fundit e ka pasur në filmin e viti 2002, “White Boy”.

Krahas rolit të popullarizuar të pilotit Stringfellow Hawke në “Airwolf” (1984–1986), ai do të mbahet mend edhe për rolin e Matt Johnson në filmin “Big Wednesday”, si dhe për portretizimin e Byron Henry në “The Winds of War”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat