Shfaqet dokumentari “Jo Prona Jote”

Kultura

Shfaqet dokumentari “Jo Prona Jote”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 08:14
Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi në vazhdën e muajit të gruas shfaqë dokumentarin “Jo Prona Jote”, që do të mbahet sonte, duke filluar nga ora 18:00 në hapësirën e Kino Armatës.

Dokumentari “Jo Prona Jote” ngërthen histori nga të mbijetuarat e dhunës në familje nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe përkushtimin e tyre për t’u ballafaquar me çështje ekonomike e ligjore si ndryshimbërëse frymëzuese.

Duke shtjelluar lidhjen në mes dhunës dhe të drejtave pronësore, filmi fokusohet në atë se si normat zakonore ndikojnë në pronësinë e grave dhe në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat