Artisti pikturon me diell

Kultura

Artisti pikturon me diell

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:18
Foto

Michael Papadikis, duke shfrytëzuar rrezet e diellit dhe përmes lenteve gjigante, arrin të pikturojë mbi pllaka druri, një lloj arti që vet ai e quan “eliografi” apo ndryshe ” të shkruash me diell”.

Shfrytëzimi i rrezeve të diellit i ka rrënjët shekuj me parë. Dje Arkimedi, gjeniu i lashtësisë, u bë i njohur edhe falë tyre (rrezeve). Duke i përqendruar dhe drejtuar te anijet armike, ai i dogji ato. Sot Papadakis po e shfrytëzon Diellin për të krijuar diçka paqësore dhe të bukur.

Michael Papadakis është themeluesi i Sunscribes. Ai ka ndërmarrë disa udhëtime në Azinë Qendrore, Korën e Jugut e deri në Greqi, në kërkim të inspirimit por dhe duke zbuluar një cilësi të fshehur që ai nuk e dinte – durimin.

Me xham zmadhues, në vend të penelit, në njërën dorë dhe një copë druri në tjetrën, Papadakis e lë Diellin të jetë udhërrëfyesi i tij, ashtu si herën e parë kur udhëtoi për 14 muaj nëpër malësitë e maleve Pamir, duke shkelur në atë që quhet “Rruga e Mëndafshit” ku përjetoi disa nga momentet më diellore të jetës se tij dhe nga ku nisi gjithçka…Pasi u kthye në Kolorado në vitin 2013, ai nisi të eksperimentojë me forma të ndryshme të rrezeve të diellit. Zbuloi se drita e diellit që kalon përmes një lenteje dhe drita e diellit e reflektuar në një pasqyrë, kishin karakteristika shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Këto dy forma të dritës e kundërshtonin njëra-tjetrën por në sinergji ato bashkëjetonin në mënyrë të shkëlqyer. I plotësuar me dije të reja, që prej vitit 2016, Papdakis ka nisur ta ndaj artin e tij dhe me botën. Punimet në “eliografi” përfshijnë peizazhe, portrete, skena romantike e deri logo kompanish. Praktikisht nuk ka asgjë që s’mund të bëjë artisti nga Kolorado derisa të ekzistojë Dielli që, për fatin e tij të mirë, në qytetin e tij të lindjes shkëlqen rreth 300 ditë në vit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat