...Ali Pasha...Varri i tij në dy kontinente...

Kultura

...Ali Pasha...Varri i tij në dy kontinente...

Nga: Albert Z. Zholi Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:50

Ishte  ditë  vjeshte, por  dielli  digjte  si në  gusht. Këmbët  më  çuan  përpara  një  dyqani  ëmbëlsirash në Janinë. Ishin vitet e pasluftës së Dytë Botërore. Në  vitrinën e dyqanit  më  tërhoqi  vëmendjen një portret  i  njohur, vendosur  në  një  kornizë. E kisha  parë për herë parë nëpër  faqet  e librave  të  shkollës. Ashtu i  lodhur  siç  isha, i  pluhurosur  e  i  leckosur, qëndroja  para  vitrinës  dhe nuk  ngopesha  së  pari. Ishte  ajo  fytyrë, ajo mjekër  hijerëndë, ata  sy  fisnikë, ajo  hundë  si  shqiponjë, ai  vështrim  ëndërrimtar ...Para  meje  ishte  Ali  Pasha ...

-Ti qitas? ( çfarë  shikon)- foli  pronari i  dyqanit, duke  menduar se po  lëpija, nga  jashtë  xhamit, ëmbëlsirat  e  tij.

-Pashanë  e Janinës  shikoj- iu  përgjigja  unë krenar  e  zëfortë, në  ato  dy  fjalë të  pashqitëshme...

Pronari  më  pa  i  çuditur, pastaj   diç  tha  nëpër  buzë  e  hyri  brenda...” Këto  i  lexova  tek një  libër  i  pa botuar  ende i Kristo Zharkallit, shqiptarit të arratisur në vitet 1950. Dhe  brenda  trurit  nisën  të  lëviznin  me jehonë, vjershat  e këngët, historitë  e gojëdhënat  për  Ali Pashë Tepelenën  e Janinës... Që  edhe pse  kish  vdekur  më  5 shkurtin  e  1822-shit  po  jetonte  në  dy  jetë :- Jetën  e luftës  e  jetën  e këngës... Në Greqi nuk ka vit që të mos shkruhet një libër për pashanë. Dhe  jeta  e dytë  e këngës, ishte  më e madhërishmja, më   e pavdekshmja. Por  e  veçanta  e këtijë  njeriu  me dy  jetë  është  se  ai  i  kishte   të  gjitha  nga  dy: Dy gjuhë, dy  vende,  dy shtete, dy  fe,  dy  pashallëqe,  dy  gra,  dy  djem, dy  varre...

Kjo  e veçantë  për  të  gjithë  njerëzit  që  kanë  bërë  histori , është  përjetuar   edhe  në  këngë

“... Ali Pasha  me  dy  varre,

Në  dy  shtete, në dy  qytete,

Varri i  tij, dy  kontinente …”

Tepelena e lindi, Janina  i  mori  kokën.

Të  parën e  shkeli  këmbëzbathur, të  dytën e  bëri  vetë ...E ndërtoi si dinte ai, magjike. E bëri si Perandori, si Ali. E ndërtoi, e futi në histori, e bëri të dridhej një Perandori dhe së fundi kur vdekja po i afrohej ju drejtua:

 

“ Janinë, Janinë  e shkretë,

Të paçë  ndërtuar  vetë,

S’të  gëzova  as  unë  as djemtë…”

Të  rëntë  zjarri  të  djegtë…”

 Hija  e tijë  është  e kudoshtrirë, sa  gjithkush, duhet  ti  hedhë  me  kujdes  hapat, për  të  mos e  shkelur…

Por  ai  është e  njëherësh  fshihet  e  bëhet  i  padukshëm. Dhe  në  momente kur  po  populli  ka  ethe  e  zjarrëllëk shpirti  e kërkon  që  të  shfaqet me  dy  jetët  njëherësh:

“…Ku  je  Ali  Pashë  ku  je?

Mblidhi  trimat  ku  i  ke?!...

A ka më Ali Pashë ndër politikanët e sotëm shqiptarë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat